Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar pas rrëzimit të kërkesës së PD-së për rrëzimin e ligjit të Vettingut. Me këtë zhvillim, Petrit Vasili, shprehet se Shqipëria ka hyrë në një moment të ri për të. Një rrugë shumë më pozitive për shqiptarët dhe zhvillimin e mëtejshëm në procesin e integrimit.
“Reforma në drejtësi ka hyrë në zhvillim. Ky është një lajm pozitiv, tanimë kemi arritur në një moment të ri që kërkon legjitimitet të lartë. Është pozitive për shqiptarët dhe procesin në tërësi. Duhet punuar për të rifituar kohën e humbur.”, u shpreh Vasili.
I pyetur lidhur me akuzat e Ben Blushit sot në Kuvend për Klement Balilin, i cili tha se Balili nuk realizohet ngaqe është i LSI-së, Vasili u përgjigj: “NUk dua të bëj replikë me Blushin. Klement Balili duhet të ishte arrestuar dje, jo sot. Por do thoja në mënyrë të qartë se për LSI-në, Balili duhet të ishte arrestuar dje. Për forcimin apo ndarjen kam një gjë të qartë se arrestimi i Balilit e forcon aleancën LSI-PS. Papajtueshmëria jonë është e plotë përballë të gjitha rasteve që kanë probleme me ligjin.” (XH.A/SHUPLAKA)