Nga mitingu i mbylljes së fushatës së LSI në Durrës, kreu i LSI Vasili u shpreh se Durrësi do u japë shansin për të ikur “rilindasve”.
Pjesë nga fjala e Vasilit:
Është ftesa më e madhe e Durrësit, ky drejtim e çon Durrësin dhe Shqipërinë drejt një zhvillimi, nga ky shesh vijnë përgjigjet më të mëdha për secilin shqiptar, cilat janë këo? Kemi një plan, 100 mijë vende të reja pune.
Ky qytet ka nevojë për përgjigjen më të madhe për një turizëm krejtësisht të ri, që nuk betonizon edhe Durrësin 3000-vjeçar.
Bujqësia është shina tjetër e madhe ku do eci Shqipëria. Kryerilindasi gënjeu, secili njeri i thjeshtë të ketë një përgjigje.
Shansin e madh për të ikur atyre ua jep Durrësi, të ikin. Asnjë hezitim, e kemi marrë vendimin.
(M.D/Shuplaka)