12:35 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Ndalu sot dhe dëgjo me vëmendje”, Vasili thirrje Ramës: Po mbahet një psikozë absurde e frikës

15:23 | 08/05/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Ndalu sot dhe dëgjo me vëmendje”, Vasili thirrje Ramës: Po mbahet një psikozë absurde e frikës

Petrit Vasili, nën kryetar i LSI-së ka deklaruar përmes një komunikimi për medit se të dhënat e qeverisë nuk justifikojnë asnjë nga veprimet dhe kufizimet e saj, teksa mbyllja e bizneseve dhe kufizimi i lëvizjeve të qytetarëve pas orës 17:30 është absurde.

Sipas Vasilit, Masa të tilla në kushtet kur infektimet e reja kanë qenë të ulta dhe të përballueshme nga ana e sistemit shëndetësor, po ndodhin 2 fenomene shumë të mëdha.

“Prandaj, po i kërkoj edhe një herë kryeministrit të shurdhër shqiptar, kryeministrit arbitrar shqiptar, i cili bën sikur nuk dëgjon dhe kënaqet në mizorinë e imponimit të masave të tij në shpërdorim të pushtetit. I nderuar kryeministër çdo pushtet përfundon shpejt, këto masa arbitrare dhe kjo mizori ndaj qytetarëve është një gjë që nuk harrohet kurrë, pasi ka ngacmuar dhe ka thelluar ca plagë të cilat kullojnë në buxhetin e familjeve dhe të gjithë shqiptarëve, ndaj ndalu sot dhe dëgjo me vëmendje dhe tërhiqu nga ky arbitraritet politik, skandaloz, anti-shkencë dhe anti-shëndet.”, shkruan Vasili.

Reagimi i plotë:

Të nderuar qytetarë dhe qytetare! Shqipëria sot sërish është imponuar që të burgoset për fundjavë pa asnjë arsye dhe pa asnjë shkak të përligjur dhe që të lidhet direkt me të dhënat e bëra publike nga vetë shteti. Rastet e reja, sikurse është bërë publike janë vetem 8 dhe është absurde që qarqe të tëra, një qark si Fieri të mbahet i bllokuar dhe të konsiderohet si zonë e kuqe me 1 rast të vetëm.

Të dhënat e qeverisë nuk justifikojnë asnjë nga veprimet dhe kufizimet e saj. Është absurd mbajtja e orareve dhe kufizimeve dhe mbylljeve në 17.30 të qytetarëve dhe të të gjitha bizneseve. Është gjithashtu një absurditet I jashtëzakonshëm mbyllja e qytetarëve dhe bizneseve pas orës 17.30 e ditës së premte e në vijim. Dhe njëherazi është një absurditet dhe nuk ndihmon në kontrollin e pandemisë, përkundrazi krijon një anormalitet që do të ndihmonte përhapjen e saj në rast se do ta konsideronim si të tillë.

Pra në momentin aktual, heqja e menjëherëshme e kufizimeve të pakuptimta dhe të pabazuara nga ana shkencore, pra e kufizimeve orare është një masë që duhet marrë menjëherë. Pa asnjë diskutim sigurisht duhet të vazhdoje distancimi social fizik që të respektohet nga qytetarët dhe të respektohen gjithashtu fortësisht masat e higjenës personale dhe këtu çështja është në kontroll të plotë.

Në rast se ka vetëm 8 rastë të reja në zona kaq të gjera me popullsi kaq të madhe janë lehtësisht dhe  nuk përbëjnë asnjë problem për tu kontrolluar nga sistemi shëndetësor shqiptar pasi janë shifra të papërfillshme. Por njëherazi duke mbajtur masa arbitrare tërësisht të pakuptimta po ndodhin 2 fenomene shumë të mëdha.

Po mbahet një psikozë absurde e frikës dhe e një paniku të panevojshëm ndaj pandemisë, e cila rëndon njëherazi të gjithë sëmundshmërinë kronike, në mënyrë të veçantë atë të problemeve mendore, kardiake, eukologjike dhe plot të tjera që vuajnë për shkak të kufizimeve, e rëndohen për shkak të tyre dhe nga ana tjetër pandemia ekonomike që po godet mijëra e mijëra njerëz dhe vende pune, që po rrënon qindra e mijëra  biznese të vogla, mijëra e mijëra të vetëpunësuar, shqiptarë që ushtrojnë artizanatin, zejtarinë, mijëra të vetëpunësuar në bujqësi e cila vuan në mënyrë të jashtëzakonshme për shkak të kufizimeve të mëdha, të lëvizjes së automjeteve shpërndarëse të prodhimeve dhe mjaft kufizimeve të tjera të cilat po shkaktojnë një rrënim të tyre, të këtyre njerëzve, pra këto kufizimeve po kërcënojnë atë që quhet vegjëlia shqiptare, e mijëra mijëra njerëz të cilët punësohen në këtë sektor dhe që bëjnë praktikisht edhe punësimin e gjerë të mijëra e mijëra shqiptarëve.

Është fare e qartë që mbajtja e këtyre kufizimeve përbëjnë një abuzim politik të pastër dhe janë kufizime në shërbim të paranojave të kryeministrit shqiptar të një axhende politike të tij, e cila kalon vetëm nga një rrugë, nga burgosja politike dhe arbitrare e shqiptarëve, pasi asnjë shifër dhe asnjë fakt nuk i jep të drejtë atij. Sot publikohet që pozitiviteti i shifrave është shumë nën 5%. Cilat janë pra arsyet shkencore, arsyet teknike, cilat janë sugjerimet dhe ku bazohen ato që mbajnë kufizime me fasha orare të padëgjuara në Europë pas 9 javësh izolim?

Ky qëndrim arbitrar duhet të marrë fund menjëherë, pasi po rrënon pa kthim shqiptarët dhe po i përgatit atyre si alternativë për mbylljen nga pandemia vetëm largimin nga vendi, i cili nuk i afron asnjë mundësi ekonomike, por u rrënoi edhe ato pak mundësi ekonomike, të cilat ishin vërtet kritike edhe para pandemisë, por sot kanë hyrë thuajse në një rrugë pa kthim.

Prandaj, po i kërkoj edhe një herë kryeministrit të shurdhër shqiptar, kryeministrit arbitrar shqiptar, i cili bën sikur nuk dëgjon dhe kënaqet në mizorinë e imponimit të masave të tij në shpërdorim të pushtetit. I nderuar kryeministër çdo pushtet përfundon shpejt, këto masa arbitrare dhe kjo mizori ndaj qytetarëve është një gjë që nuk harrohet kurrë, pasi ka ngacmuar dhe ka thelluar ca plagë të cilat kullojnë në buxhetin e familjeve dhe të gjithë shqiptarëve, ndaj ndalu sot dhe dëgjo me vëmendje dhe tërhiqu nga ky arbitraritet politik, skandaloz, anti-shkencë dhe anti-shëndet. Ju faleminderit të gjithëve.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

Zjárr tek ‘Kodrës së Diellit’ në Tiranës, përfshihet nga flákët sipërfaqja me ullishte

Para

Kurti: Ja si e mora vesh për marrëveshjen sekrete Thaçi-Vuçiç

Para
Kurti: Ja si e mora vesh për marrëveshjen sekrete Thaçi-Vuçiç

Kurti: Ja si e mora vesh për marrëveshjen sekrete Thaçi-Vuçiç

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Natë ferri”/ Zelensky: Rusia kreu mbi 300 sulme ajrore, dëme të mëdha në infrastrukturë dhe ndërtesa banimi

Zbulohet punishtja ku prodhoheshin silenciatorë për armë në Kombinat. Policia arreston në flagrancë 30-vjeçarin

Ambasada e SHBA ndan pamjet: Garda Kombëtare e New Jersey-t stërvitje me Forcat Ajrore Shqiptare për misione kërkim-shpëtimi

Një javë larg përfundimit të afatit të vendosur nga Kushtetuesja, dështon për herë të 49-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Vranë Renis Dobrën, lihen në burg Fatjon Bushgjoka dhe Petrit Çakrri

Sllovenia legalizon eutanazinë. Parlamenti miraton ligjin pasi qytetarët votuan “pro” referendumit

Vrau qenin e familjes me armë gjahu, procedohet 67-vjeçari në Fier

Pas shembjeve, nis rehabilitimi i Thethit! Pastrohet nga inertet, mbillet sërish me bar

Sulmi në kishën katolike në Gaza/ Kryeministri izraelit telefonatë me Papa Leonin XIV, e fton të vizitojë Tel Aviv

Lëvizte në shëtitoren e Shëngjinit me armë zjarri me fishek në fole, pranga 21-vjeçarit (EMRI)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.