Petrit Vasili duke folur nga Komiteti Drejtues Kombëtar i LSI si drejtues i kësaj Partie u shpreh se LSI kërkon të jetë forcë e parë në zgjedhje. Ai vlerësoi punën e bërë nën drejtimin e Metës tashmë të larguar drejt Presidencës.
Sipas Vasilit forca e vetme dhe më e madhe mbeten të rinjtë e saj, të cilët janë përfshirë në listat për deputetë.
Vasili u shpreh se askush nuk është i lumtur që LSI-ja sakrifikoi kryetarin e saj në favor të stabilitetit të vendit.
‘’Ne nuk jemi të lumtur që sakrifikuam kryetarin tonë për vendin, pasi ne jemi mësuar të sakrifikojmë. Më së fundi pozicioni i Kryetari të Shtetit do të jetë vërtet funksion i një kreu shteti.
LSI duhet të jetë forcë e parë. Për të gjithë shqiptarët që pyesin pse LSI ne iu themi që LSI ka një model që është ajo e të rinjve.
Ne e kemi kthyer këtë besim te LRI-ja duke mbushsur listat për kandidatë për deputetë plot me të rinj. Një Shqipëri me të ardhme është një Shqipëri me të rinj. Sfida është që ne do të fitojmë për një të ardhme më të mirë’’, u shpreh Vasili. (E.K/SHUPAKA)