Ministri i Drejtësisë Petrit Vasili, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, ka folur për situatën e tensionuar politike, të cilën e ka titulluar “një tymnajë e madhe”.
Ai ka deklaruar gjithashtu se çdo deklaratë e tija do dëmtonte procesin, ashtu sikurse ka ndodhur kur deklaratat kanë ardhur nga komponentë ndërkombëtarë.
“KQZ i ka lënë mundësitë të hapura që të rregjistrohen partitë politike, deri më 29 është një datë oportune që të vihen në një garë oportune. Gjithçka është e mundur me 29.
Problemi është ne nuk kemi shteruar ende këto, dhe sëbashku me PS-në kemi tentuar për të shtyrë afati. Nuk kishim pse kërkonim sëbashku një shtyrje afati.
Në radhë të parë jemi në një situatë të dukshme tensioni politik, kësaj s’kemi pse t’i bëjmë kozmetikë.
Nëse nuk do ishte një tymnajë e madhe, shumë nga këto pyetje do kishin një përgjigje. LSI ndodhet në një situatë të tillë, pasi nëse matuaria dhe vetëpërmbajtja do kishin mbizuatëruar tek të gjithë nuk ishim në këtë situatë.
Ne kemi patur një artikullim shumë të kthjellët, kemi konfirmuar njëvijueshmërinë e koalicionit. Është zyrtare nga Kryeasia e LSI, por kemi afirmuar po ashtu që Shqipëria duhet të bëjë gjithçka në mënyrë që të kemi në zgjedhje edhe opozitën.
Unë sot, pavarësisht nga pyetjet tuaja të drejpërdrejta, unë s’mundem t’ju përgjigjem po aq drejtpërdrejt, sepse çdo deklaratë do ta dëmtonte procesin, po ashtu ndonjëherë edhe deklarata të komponentëve ndërkombëtarë kanë penguar nisjen e procesit të negociimit mes palëve.”, është shprehur ministri. (D.D/Shuplaka)