Kreu i Grupit Parlamentarë të LSI-së Petrit Vasili thotë se marrëveshja mee Prokurotisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Brendshme është për ngritjen e drejtësisë së krimit dhe drogës.
Vasili shkruan në ‘Facebook’ se marrëveshja Marku-Xhafaj është një puç kushtetues dhe shpërdorim kriminal i detyrës.
POSTIMI I PLOTË:
Marveshja Marku- Xhafaj per ngritjen e DREJTESISE SE DROGES DHE KRIMIT.
Tashme puci kushtetues dhe krimi i abuzimit me detyren shteterore eshte konsumuar ne mes te dites.
Marveshja Marku-Xhafaj eshte nje puç kushtetues dhe shperdorim kriminal i detyres, pasi askund ne kushtetute dhe ne ligj nuk ka asnje germe, qe jua jep kete te drejte.
Thelbi i reformes ishte: qe as prokurori i pergjithshem s’do te kishte asnje kompetence mbi prokuroret qe do te ndiqnin korrupsionin e zyrtareve te larte dhe krimin e organizuar, ndersa per ministrin e brendeshem as qe behej fjale fare.
Pavaresia e plote e SPAK dhe Byrose se Hetimit ishin thelbi i reformes ne drejtesi prandaj edhe ligji per to u votua konsesualisht.Sot ky ligj u zhbë dhe mafia qeveritare e kryeministrit krijoi strukturat paralele antiligj per te mbyllur dosjet e rames dhe ministrave,per mbyllur ne menyre kriminale hetimin e trafikut te droges pra dosjen tahiri dhe gjonaj, ne menyre qe edhe kur te ngrihen SPAK dhe Byroja e Hetimit te gjejne toke te djegur.
Marreveshja Marku- Xhafaj eshte thjesht nje marreveshje mafioze qeveritare qe ne vend te institucioneve te pavarura e te depolitizuara ngriti: DREJTESINE E DROGES DHE TE KRIMIT. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post