Pas shkarkimit të Ylli Manjanit, është deputeti i LSI-së Petrit Vasili ai që ka marrë postin e Ministrit të Drejtësisë.
Kështu Vasilit mund t’i duhet të heqë dorë nga mandati i deputetit, pavarësisht se ka ende rreth pesë muaj përpara përfundimit të tij.
Por a do e lëshojë apo jo mandatin e deputetit Vasili?
Në listën shumë emërore të LSI-së për këtë qark, pas Vasilit dhe Robert Bitrit që janë emëruar tashmë deputetë, e treta në radhë vjen një kandidate femër.
Ajo është Ornela Zonja, e cila ka qenë kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Pas saj renditet Ardian Alushi, i cili është ish- kreu i Inspektoratit Qendror Teknik. Këto të dy janë kandidatët e mundshëm për postin e deputetit, që mund të ua lirojë Petrit Vasili.
Megjithatë, një opsion i dytë është që Vasili mos ta dorëzojë fare mandatin e deputetit njëlloj si ministri Blendi Klosi, i cili vazhdon të jetë deputet i qarkut Durrës. (D.D/Shuplaka)