11:03 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Ka pozicion drejtues në shëndetësinë shqiptare: Petrit Vasili: Akt kriminal, telefonon pacientin me temperaturë 40 dhe i thotë…

21:29 | 06/05/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Ka pozicion drejtues në shëndetësinë shqiptare: Petrit Vasili: Akt kriminal, telefonon pacientin me temperaturë 40 dhe i thotë…

Numri dy i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ishte i ftuar në studion e emisionit “Aktualitet” në Fax News me moderatorin Bejdo Malo, ndërsa ka folur për mënyrën se si po funksionon sistemi shëndetësor në Shqipëri në përballimin e situatës me pandeminë e koronavirusit.

Vasili ka bërë krahasim edhe me personazhet e njohura në shëndetësi që drejtojnë Komitetin Teknik të Ekspertëve në Kinë dheb SHBA ku pohoi se janë kolosë të fushës, ndërsa në Shqipëri përfaqësues të politikës.

Ai ka komentuar edhe deklaratën e një mjeku të njohur sipas tij dhe që ka pozicion drejtues në shëndetësinë shqiptare, që sipas Vasilit ka deklaruar se një pacienti me temperaturë 40 i është përgjigjur përmes telefonit se duhet të marrë bubrofen.

Duke folur konkretisht për fenomenin se mjekët komunikojnë me pacientët përmes celularit në një kohë që sipas tij, në raste normale e kanë të vështirë edhe kur i vizitojnë nga afër të përcaktojnë diagnozën, e ka konsideruar një akt kriminal.

“Reagimi i tërë globit nuk ka qenë proporcional, diferencat kanë shtuar në disa raste të shkencëtarëve të shtohet konfuzuzioni. Në shumë elemente kam parë që e kanë shndërruar Covid-in në psikozë, nuk mund të ndodhë kjo? Ka ndodhur një përmbyesje e paimagjinueshme, është një botë e ndryshuar në gjithë habitatet e veta. Në qytetet ku jetoni 100 vjet më parë dhjetra-mijëra njerëz jetojnë me dhjetra-miliona njerë sot. Është një botë që ka ndryshuar. Problemi është i tillë, sepse me psikozën luhet në ato kufij për të kufizuar dhe shpërfytyruar me lirinë e njerëzve. Kur shkenca kthehet në njerëz si në Shqipëri ku i bëhet fresk kryeministrit. Le të vijnë ekspertët dhe të ulemi në studion tuaj, të më japin një shpjegim shkencor pse Tirana bllokohet në këto fasha orare që kemi parë të ndërmerren. Më thjeshtë, mos virusi flen me orare?

Logjika e tyre dhe vënia në plan të parë të mendimit tëmekspertëve me integritet, ju keni sot një fakt publik, kam bërë publik se cili është grupi i ekspertëve që drejtohet nga politika. Shikoni në Amerikë dhe në Kinë drejtojnë Komitetin Teknin të ekspertëve dy kolos të shkencës. Një nga pjesët për mua kriminale të kësaj pandemie është vrasja e mjekësisë, pse u bë? Komunikimi mjek pacient u zëvendësua nga telefoni. Nuk ka mjekësi sot që e shkëput këtë marrëdhënie nuk është mjekësi as shkencë. Edhe në rast se do të ktheheshim pas në kohë, komunikimi anonim përtej telefonit, ka vetëm në një rast, kur në momente të caktuara, kërkohet një interpretim një kolegu tjetër.

E dyta mos-testimi. Kanë futur të vërtetën në një rreth të hekurt në grushtin e qeverisë dhe në errësirë për qytetarët. Si do ta kuptojmë, si do ta dyshojmë një diagnozë kaq të rëndë kur edhe mjeku profesionist e ka të vështirë, si zgjidhet përmes televizionit? Një mjek që drejton në shëndetësinë shqiptare që nuk dua t’ia përmend emrin pasi do doja ta kisha këtu përballë, të thotë se tregon se edhe nëse është me temperaturë me 40, mos u shqetësoni se tregon organizmin që reagon. Po si është e mundur që t’i thotë përmes telefonit pacientit me teperaturë 40 që të përdori bubrofen?”, tha Vasili.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: aktualitetpetrit vasili
Pas

Ndër qytetet më të prekura me Covid-19, Ademi e lidh pandeminë në Shkodër me raportet tregtare me Kinën

Para

“Unë kam kaluar një grip të paparë”, Agron Llakaj mendon se është prekur koronavirusin: Më është rikthyer dy herë

Para
“Unë kam kaluar një grip të paparë”, Agron Llakaj mendon se është prekur koronavirusin: Më është rikthyer dy herë

"Unë kam kaluar një grip të paparë", Agron Llakaj mendon se është prekur koronavirusin: Më është rikthyer dy herë

Discussion about this post

 



Të Fundit

U akuzua për ngacmim seksual, jep dorëheqjen zyrtari i qeverisë së Spanjës

Operacioni “Mix”/ Në pranga 21-vjeçari me arsenal armësh dhe lëndë narkotike(EMRI)

Gjendet trupi i pajetë i një personi në ujërat e liqenit të Pogradecit

Më shumë vdekje sesa lindje! Ndizet debati në Maqedoninë e Veriut, kryeministri propozon taksë për beqarët

Situata e zjarreve në vendin tonë! U raportua për dhjetëra vatra të ndezura, aktive vijojnë ende 6 prej tyre

Mbante në banesë kallashnikov dhe municion luftarak, arrestohet në Kukës Kadri Peposhi

Netanyahu viziton SHBA-në të hënën, fokusi në propozimet për armëpushim

I dënuar me 20 vite burg për trafik droge, arrestohet në Qafë Thanë shqiptari nga Maqedonia e Veriut

Elon Musk njofton krijimin e një partie politike të re, “Partia Amerikane”

Përmbytjet në Teksas: 51 të vdekur dhe mbi 850 të shpëtuar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.