Kreu i grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, pas mbedhjes së sotme ka zbuluar vendimet që grupi i tij parlamentar ka marrë, lidhur me seancën e ardhshme plenare.
“Sapo përfundoi mbledhja e grupit parlamentar të LSI-së, që mori në shqyrtim jo vetëm vendimet kryesore për seancën e ardhshme plenare.
Së pari, pas shqyrtimit të aktit normative që do t’I paraqitet seancës, grupi parlamentar i LSI-së duke e gjetur krejtësisht të pabazuar një produkt të një organizimi tepër të dobët, dhe reflektimit të tij, LSI ka vendosur të votojë kundër këtij akti normativ duke treguar edhe arsyet e këtij votimi që është parimor.
Ne sigurisht nuk mund të pajtohemi me shkurtimet drastike për qëllime që ajo e di dhe nuk janë qëllime të mira. Kemi vendosur të paraqesim disa amendamente, për të siguruar funskionimin normal.
Ndryshimet drastike janë në krahasim me shtimin që qeveria bën përmes punonjësve fiktiv, ndërkohë që këto organe jetike të Vettingut vuajnë për personal.
Sigurisht që cështja tjetër e rëndësishme lidhet me vendimet e dekretit të presidentit për mbeturinat, që lejon importimin e mbetjeve, një absurditet qeveritar. Ne kemi theksuar se kërkesa e PS për t’u tërhequr nuk ishte legjitime pasi ishte votuar në sallën e Parlamentit dhe rruga e vetme ishte dorëzimi te presidenti, i cili e kthen por nuk e pengon të mos ketë import mbetjesh.
U votua nga ky presion i madh politik, pro dekretit të presidentit, dhe qëndrimi i LSI do jetë pro këtyre dekreteve.
Argumentimet që unë rendita më lart do jetë edhe baza e debatit publik. Me kaq unë bëra me dije vendimet më ttë fundit të grupit parlamentar të LSI-së për në seancën e radhës.”, deklaroi Vasili.