23:51 | 17/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Petrit Vasili pas zgjedhjes së kryeprokurores: VETINGU vdiq

13:27 | 18/12/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Prokurori”, Vasili në “Fax News”: Kushtetuta duhet të zbatohet, jo të interpretohet. Reforma në drejtësi ka ngecur

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili thotë se me votimin në Kuvend, Vetingu ka vdekur. Ai thotë se kryeministri Rama është edhe kryeprokuror dhe në këtë mënyrë demokracia është në rrezikun më të madh.

“Sot VETINGU vdiq. 69 deputete te kapur te Edi Rames zgjedhin kryeprokurorin e partise pa veting.
Kryeministri eshte sot edhe kryeprokuror. Demokracia ne rrezikun me te madh”, kështu shkruan Vasili.

Është votuar me 69 vota pro, dy kundër dhe dy abstenim  si Kryeprokurore e Përkohshme Arta Marku. Opozita nuk ka mundur që të bllokojë mazhorancën për të marrë këtë vendim. Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla u shpreh pas votimit të mbyllet senaca e sotme.

 Po si njihet kryeprokurorja Arta Marku:

Ajo njihet si shoqja e deputetit socialist Ulsi Manja, pasi së bashku ata kanë qenë në Prokurorinë e Shkodrës.  Marku ka qenë një nga kandidatet më të favorizuara që prej fillimit, edhe pse në karrierën e saj nuk ka ndonjë çështje shumë të madhe për të cilën ka hetuar.

Kryeprokurorja e  Përgjithshme e Përkohshme  është diplomuar  si juriste në vitin 1999 në Fakultetin e Drejtësisë  në “Universitetin e Tiranës”.Në vitin 2002 ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës ,Tiranë. 

Nga viti 2003  dhe në vijim është trajnuar brenda dhe jashtë vendit nga institucione akademike si Shkolla e Magjistraturës,Universiteit i Gjenevës,Fakulteti i Drejtësisë ,TAIEX,OPDAT etj.Arta Marku ka punuar si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier për dy vite në periudhën 2001-2002.

Nga viti 2002 dhe vazhdim është emëruar  prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.Ndërkohë në  Prill 2009-Janar 2016 ka ushtruar detyrën e  zv.drejtueses të njësisë së përbashkët Hetimore për hetimin e krimit Ekonomik dhe Korrupsionit në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër. 

Gjatë viteve 2010-2014 Arta Marku ka punuar si  Pedagoge në Universitetin Gjon Buzuku në Shkodër.Marku e ka nisur karrierën e saj në kohën kur kryeprokuror në Shkodër ishte Ulsi Manja, ndërkohë që prej 16 vitesh dosjet e hetuara prej saj dhe të përfaqësuara në Gjykatë kanë qenë fare të pakta. 

Një ndër to është dosja ndaj pedagogut Fran Qafa, i cili më pas mori pafajësinë në Gjykatë.Kryeprokurorja është e martuar dhe ka 2 vajza.

(E.K/FAXWEB) 

 

 

 

Pas

Modelja sfidon të ftohtin në Prishtinë, komenti i Ermal Mamaqit do t’ju shkrijë së qeshuri (FOTO)

Para

Çim Peka i tregon Lulzim Bashës shtegun e vetëm: Kur shikoja Gridën që kujdesej për pallton…

Para
Çim Peka sfidon Lulzim Bashën: Më thuaj kush e votoi Gramozin, të them kush e regjistroi Jeminin

Çim Peka i tregon Lulzim Bashës shtegun e vetëm: Kur shikoja Gridën që kujdesej për pallton…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

Gara e fortë në Lezhë! Kontestohet një votë, PS pretendon se është e pavlefshme, por…

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë skenën, Suedia favorite për të fituar

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia, përfundon procesi për disa nga qytetet

Lufta në Ukrainë/ Trump do të zhvillojë bisedë telefonike me Putin dhe Zelensky

Nën dyshimin për spiunazh, kush janë 3 iranianët që dalin para gjykatës së Londrës

Vota e diasporës, dalin 50 vota më shumë në kutitë e fundit, Tabaku i ankohet Celibashit

Lavrov dhe Rubio në bisedë telefonike, diskutojnë rezultatet e bisedimeve në Turqi

Marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës? Ja çfarë u propozon Vuçiç palëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.