10:19 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Stambolli digjet e zùska krihet”, Petrit Vasili për masat shtrënguese: Lype se s’ta jep e mere se s’të thotë… (VIDEO)

16:51 | 29/04/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Stambolli digjet e zùska krihet”, Petrit Vasili për masat shtrënguese: Lype se s’ta jep e mere se s’të thotë… (VIDEO)

Nën/kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili foli për Fax News përmes një lidhje me skype për masat e reja të qeverisë, temat e nxehta të ditës në liudhje me vendimet politike si dhe dështimin që sipas tij ka pësuar vendi në përballimin e krizës për shkak të keq menaxhimit.

Duke folur për rastet e infeksioneve me koronavirus dhe mos arritja konkrete në pikun e përhapjes së pandemisë, Vasili arsyeton kështu:

“Besoj se duhet pasur një kurajo shumë e madhe që këto rezultate të përkthyera në grafikë të çojnë në kurbë, kjo nuk është një kurbë. Kjo është një grumbullim të dhënash në mënyrë jo korrekte dhe të çregullt që të pengon për të parashikuar skenaret se si dilet nga pandemia dhe Masat që merren qoftë mjekësore qoftë ekonomike. Pa një strategji gjurmimi të mirëfilltë dhe të dhënat e tjera bëjnë të jemi në këtë situatë kaosi, grumbullime pafund, pastaj shkretëtirë në një kohë të caktuar, pa strategji shëndetësore dhe ekonomike. Këto elemente dhe mos pasja e kurbës dhe parashikimit krijon mundësinë e një kaosi të plotë dhe abuziv.

Masat janë kontradiktore dhe pa sens logjik edhe shkencor. Në bazë të të dhënave që kanë ardhur numrin më të lartë e kemi pasur pak ditë më parë se të beheshin lehtësimet. Po të nisemi nga këto të dhëna është e thjeshtë se masat nuk duhet të lehtësoheshin, por duke pasur të dhëna aq të çrregullta që nuk japin të drejtë për masat shtreënguese. Janë realisht masa shtrënguese apo janë ato që thotë populli, ‘lype se s’ta jep e mere se s’të thotë gjë’.

Pra bëjmë sikur bëjmë masa, njerëzit shpesh me të drejtë nuk i respektojnë. Të tëra masat janë ende pakuptim. U është dhënë kohë qytetarëve të lëvizin vetëm dy orë, po bizneset c’fitim kanë të hapen? Hapen thjeshtë që qeveria të mos ketë detyrime ndaj tyre duke iu shmangur. Çështë ky biznes i hapur kur njerëzit lejohen të lëvizin vetëm dy orë. Pra i gjithë ky proces tregon papërgjegjësinë e qeverisë që të mos marrë asgjë përsipër. Janë masa të pakuptimta në lidhje me pandeminë.”, tha Vasili për Fax News.

Zyrtari I LSI-së ka komentuar edhe deklaratën e ish-ministrit dhe deputetit socialist Ilir Beqaj për mundësinë e uljes së pensioneve në kushtet kur kriza ekonomike është e ndjeshme.

“Propozimi i Beqajt është një turp që nuk besoj se do të dëgjohet më kurrë. Kjo tregon se sa e urren qytetarin e thjeshtë kjo klikë në pushtet. Të bindësh gjithë dynjanë se nuk mund të prekësh koncesionet, Bashkia e Tiranës paguan 4 milionë euro pa iu dridhur dora, dhe gjithë këto tendera rrugësh, lulesh për njerëz që nuk kanë bukë të hajnë, del kryetari i bashkisë në kamera, tamam si “Stambolli digjet e zuska digjet”, pastaj do preken pagat dhe pensionet? Për të zgjidhur hallet do të prekë pensionet dhe pagat? Po kjo është kríminale, po ç’vend jemi ne pas kësaj? Nuk kam ndërmend të komentoj se sa para marrin qytetarët, se e dinë të gjithë”, tha Vasili.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

Dokumenti/ Beqaj kërkon uljen e pensioneve e pagave, ja si mori 3 paga shpërblim në 2017

Para

“U rikthye me kapacitet të plotë”, gazetari zbulon “biznesin” që nuk e preku pandemia e COVID-19: Rama dhe Ahmetaj të mos shqetësohen

Para
“U rikthye me kapacitet të plotë”, gazetari zbulon “biznesin” që nuk e preku pandemia e COVID-19: Rama dhe Ahmetaj të mos shqetësohen

"U rikthye me kapacitet të plotë", gazetari zbulon "biznesin" që nuk e preku pandemia e COVID-19: Rama dhe Ahmetaj të mos shqetësohen

Discussion about this post

 



Të Fundit

Divorcet, afro 12 mijë padi në vit! Punonjësit socialë ankohen për diskriminim në Gjykata: Të zbatohet ligji në proces

Tragjedi në Francë/ 17-vjeçari vritet me thikë gjatë festimeve për fitoren e PSG-së

Shemben urat në 2 rajone ruse në kufi me Ukrainën, 7 të vdekur

Kaos në Paris pas fitores së Champions, kryeqyteti në flakë, 294 të arrestuar dhe 4 të plagosur

Dosja “Partizani” në Gjykatën e Posacme, shorti për trupën gjykuese këtë të hënë

Itali/ Me 8 kg kokainë të pastër në makinë, karabinierët prangosin shqiptarin! E tradhtoi nervozizmi

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

Ekspertët i konsiderojnë masa “shkatërruese” për Kremlinin/ Çfarë pritet nga sanksionet e reja të Trump ndaj Putin dhe si do të “goditet” ekonomia ruse

Wadephul: Shqyrtim i furnizimeve me armë për Izraelin

OKB: Irani po rrit pasurimin e uraniumit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.