Nënkryetari i LSI-së dhe njëherësh përfaqësues i kësaj force politike në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore, Petrit Vasili tha në studion e lajmeve të Fax News se kryeministri Edi Rama kishte planifikuar një reformë zgjedhore të njëanshme dhe që kësaj ideje me marrëveshjen e arritur i është vënë një digë e fortë.
Vasili tha se janë arritur dy gjëra të rëndësishme në Këshillin Politik, identifikimi biometrik i zgjedhësve dhe riformatimi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe për secilën dha argumentat përkatëse që sipas tij përmirësojnë proceset e ardhshme zgjedhore.
“Kjo ishte mbyllja e një procesi të rëndësishëm që kishte të bënte me evitimin e uzurpimitt ë zgjedhjeve nga partia në pushtet. Shumë ngga mediat, natyrisht pa jo përfshirë juve, pa lexuar dhe parë asgjë nga procesi, nuk kuptojnë se çfarë gjëje e rëndësishme ka ndodhur për shqiptarët, jo për aktorët politik. Ishte përgatitur një skenar nga qeveria ju votoni ne numërojmë votat, ashtu sikurse pamë me 30 qershor. Ky skenar kërkohej të bëhej ligj, dhe falë kësaj është arritur të evitohet më e keqja e të këqijave. Institucionet janë të kapura, por kur tentohet të kapet edhe vota, shteti bëhet zero.
Kemi ditën e shpagimit, me këtë u eliminua ky skenar i zi, u shtuan garanci të reja për procesin zgjedhor. Ne kishim sistemin të tronditur, kemi 3 kushte që lidhen me zgjedhjet, shit-blerja e votës, aty ku lind pluralizmi. Kishim vota të blera, të shitura, kjo u ndal. Komisionet do të jenë të ekuilibruara. Është identifikimi biometrik, dhe KQZ që hodhi poshtë dekretet e presidentit, regjistroi parti të paligjshme, legjitimoi shkeljen e zgjedhjeve, do zhbëhet dhe ribëhet. Pika 11 e paketës, është e rëndësishme për problemet që zgjidh. Përderisa zgjedhjet që kishin marrë një lloj rruge, u tronditën sërish ishte momenti për të vënë një digë të madhe”, tha Vasili në Fax News.
Ai foli edhe për rolin e ndërkombëtarëve teksa ka veçuar raportin që sipas tij Rama e ka të lëkundur momentalisht me ta, ndërkohë që solli në vëmendje deklaratat që ka bërë në parlament, si dhe kontraditën me raportin që kishte me Romana Vlahutin dhe Donald Lu.
Numri dy i LSI-së tha se si Petrit Vasili ka hequr dorë nga privilegjet, duke argumentuar se po të donte mund ti mbante duke qëndruar në parlament, ndërsa shtoi se diplomatët e huaj të akredituar në vendin tonë, kanë ushtruar një presion pozitiv dhe i treguan vijën e kuqe mazhorancës.
“Ne kemi pranuar të bëhemi pjesë, ka filluar që me krijimin e Këshillit Politik, që dëgjohej nga Rilindja se ne vazhdojmë punën, opozita ka një vend dhe po deshi të vijë po deshi të mos vijë, ky ishte skenari për ta bërë vetëm, ndërsa ne morëm një vendim kurajoz dhe u përfshimë. Ndërkombëtarët patën një peshë të veçantë për të dhënë të kuptojnë qartë PS se ky ishte një hap vdekjerprurës për të. Opozita ka bërë gjithçka jo për hir të privilegjeve. Isha si Petrit Vasili më me privilegje që të jem në parlament.
Në atë kohë shumë njerëz thonin se ç’po bëjnë ata në parlament, justifikojnë rrogat që marrin. Ndërmorëm veprime të forta, kemi konsumuar dhe po konsumojmë çdo mjet demokratik. Edi Rama është mërzitur nga ndërkombëtarët. Lu dhe Vlahutin ishin bërë si të shtëpisë sonë, kishte që thonin, kemi në shtëpi burrë, grua, fëmijën dhe Lu-në e Vlahutin-in. Për herë të parë Edi Rama tha se si ka mundësi BE të ndërhyjë në punët e një vendi. Ishte një presion pozitiv i ndërkombëtarëve që i thanë PS se ka një vijë të kuqe dhe nuk ka kompromos, nuk ika BE.
Garancitë e opozitës në ligj dhe Kodin Zgjedhor ka mjaft garanci. Nuk do lejojmë të bëhet një centimetër pas për ta hedhur votën dhe numëruar siç duhet. Kemi një garanci të madhe popullore, se kjo mazhorancë nëse do të tentonte të deformonte votën do e kishte përballë. Kjo është akoma më e madhe se mbrojtja ligjore.”
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post