Gazetari Shpëtim Zinxhiria në një shkrim në rrjetet sociale ka publikuar thirrjet e Babis Karathanos një politikan i djathtë, i njohur prej vitesh nga komuniteti shqiptar për pikpamjet e tija nacionaliste, për përvjetorin e Kacifas.
Karathanos bën të ditur u ka bërë thirrje grekëve që të jenë prezëntë në Bularat për përvjetorin e Kacifas.
Postimi i plotë
Thirrje grekëve në përvjetorin e Kacifas në Vularat, 16 shoqata të minoritarëve në prezencë
Thirrje në rrjetet sociale ka bërë Babis Karathanos një politikan i djathtë dhe ish kandidat i Partisë “Nea Dhimokratia!, i njohur prej vitesh nga komuniteti shqiptar për pikpamjet e tija nacionaliste. Ai ka bërë thierrje që në Vularatë të jetë prezentë çdo grekë dhe greke si dhe 16 shoqatat në përvjetorin e parë të Kostandinos Kacifas.
Do të jemi të pranishëm për të nderuar Heroin tonë!
NJOFTIM
Ftesë shoqatave të Vorioepirit për të marrë pjesë në memorialin vjetor të Kostandin Katsifas për në Vouliarats.
Në vetëm pak ditë, mbushet një vit nga dita që vorioepirioti Konstantinos Katsifas u vra gjakftohtë nga forcat speciale shqiptare në kodrën e fshatit të tij, vetëm pak metra larg shtëpisë së tij në Vouliarat, në ditën e 28-të Tetorit.
Një vit më vonë, shteti shqiptar po gjen vazhdimisht justifikime për mos lëshimin e aktakuzës për vrasjen, ndërsa prindërit e tij jetojnë me një “PSE ?!”
Si shoqata të vorioepirioteve, ne ftojmë çdo Grekë dhe Greke të marrë pjesë në përkujtimorin vjetor të Konstantinos Katsifas, i cili do të mbahet në 26 Tetor 2019 në vendlindjen e tij, në Kishën e Shën Athanasius në orën 09:00 të mëngjesit. (lokale), në Vouliarats ku prehet dhe ruan Thermopilet , në bashku me Heronjtë e vitit 1940.
Deklarojmë prezentë.
Konstantinos Katsifas i pavdekshëm
1. Shoqata Vorioepiriotëve
2. Shoqata “Agios Athanasios”
3. Rinia e Vorioepiriotëve
4. Bashkimi i Himariotëve
5. Lëvizja për Rilindjen e Vorio-Epirit
6. Rinia e Komunës së Finikion
7. Federata e Vëllazërisë së Provincës Livadia, Epiri i Veriut
8. Shoqata Rinore e Epirit të Veriut Lefkadhas
9. Shoqata Vorio-Epirike e Thesalisë “O PYROS”
10. Shoqata e Vorioepirit të Zakynthos
11. Shoqata e Vorioepirit Bolos
12. Shoqata Dibrioton e Vorio-Epirit
13. Shoqata e Kostaristëve të Vorio-Epirit
14. Shoqata e Artistëve Vorio-Epir “EKAVI”
15. Vëllazëria Alikioton