Në ka një emër që u vu re me mungesën e tij në listat e PS-së për kandidatët për deputetë është Alfred Peza. Duke qenë se la median për politikën u mendua se afati i tij në politikë do të mund të ishte edhe më i gjatë.
Ndërkohë që një sqarim për mungesën e tij e ka dhënë dhe kandidatja për deputetet në Korccë Elisa Spiropali. Ajo është shprehur se Peza ka vendosur me vullnet të lirë të qëndrojë jashtë listës.
‘’Peza ka deklaruar se nuk do të kandidojë, e tha këtë në Kryesi. Nuk ka një pengesë ligjore, por për të fshirë gjithë llumin që është hedhur mbi të, Peza ka vendosur që së pari të përballet me ata që kanë hedhur akuzat dhe më pas do të vazhdojë karrieren’’, u shpreh Spiropali e ftuar mbrëmë në ‘’Tonight’’ të Ilva Tares.
Kujtojmë se Peza është nën hetim dhe për pasurinë e tij nga ana e Prokurorisë. Aksionet e tij dhe të bashkëshortes me vlerë 1.3 miliardë euro janë vënë nën sekuestro. (E.K/SHUPLAKA)