Deputeti socialist Alfred Peza në Fax News duke folur për kontratën e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA dhe investigimin e gazetës “Mother Jones”, ka thënë se selia blu duhet të deklarojë të ardhurat që figurojnë në Departamentin e Shtetit por jo në KQZ. Sipas Pezës, deklarimi i këtyre të ardhurave do ta mbyllte këtë çështje.
“Për të patur kontakte me administratën e SHBA-ve duhet lobim
Duhet të kontaktosh kompanitë e lobimit dhe nuk mund të kontaktosh drejtpërdrjet
Në këtë histori ka dy mëospërputhje të mëdha që janë konstatutar.
Vitin e kaluar një kompania amerikane Biniata Trade ka deklaruar dhe ka kuptuar se ka marrë 615 mijë dollar nga kompani të ndryshme për të njëjtin subjekt, Partinë Demokratike.
PD ka bërë tre pagesa 150, 125 dhe 500 mijë dollarë.
Kjo mospërputhje midis deklarimit të kompanisë së Muzinit në SHBA dhe PD në Tiranë, i detyroi gazetarët e “Mother Jonesit” të bënin këtë hetim gazetaresk, që të shkruanin se PD ka deklaruar vetëm njërën nga pagesat dhe pagesa tjetër nuk është deklaruar, rreth 500 mijë.
Prokuroria ka filluar sot hetimin zyrtarisht për kontratën e lobimit të PD në SHBA.” – tha Peza.
I pyetur për ndikimin që këto kompani lobimi të mbështetura nga rusë, mund të kenë pasur përmes PD në destabilizimin e vendit, Alfred Peza tha se nuk e beson këtë.
“Nuk mendoj se Rusia po përdor PD për të destabilizuar vendin, unë thjesht po bëj ekspozimin e fakteve në një mjedis gazetaresk. Janë fakte të bëra publike dhe ka një hetim zyrtar.”
Por nga ana tjetër Peza shtoi se gjithashtu nuk beson që të japin një shumë të tillë parash për një parti në Shqipëri pa asnjë interes.
“Kontrata e PD, problem ligjor e politik. PD duhet të bëjë transparencën e fondeve që ka përdorur dhe që figurojnë të deklaruara në Departamentin e Shtetit por jo në KQZ.” – ta Peza në Fax News.