I ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel, deputeti i Partisë Socialiste, Alfred Peza ka folur edhe një herë tjetër lidhur me pasurinë e tij dhe blerjen e aksioneve bankare prej 1 miliard lekësh.
Sipas Pezës, i gjithë keqinterpretimi për lajmin e pasurisë së madhe të tij nis nga një zero.
“Ka rreth 10 ditë që gjithkush ka folur për mua përveç meje, tani do doja të sqaroja historinë time personale nga A-Zh, çështja nuk ishte e thjeshtë si lajm portalesh, por u kthye sulm politik nga PD. Një 0 e ka ngatërruar të gjithë historinë
Këto ditë ka një zhurmë të madhe të madhe përsëri me miliona, siç është hetimi për CEZ-in, ku një i afërm i Qeverisë Berisha ka tërhequr kesh para nga një bankë 7 milion euro”, tha deputeti.
“Për pasurinë time u fol me lekë të vjetra duke iu referuar cilësimit “1 miliardë lekë”, tha deputeti socialist.”, shton Peza.
Ai i qëndron akoma deklaratave të para dy javëve, se pas hyrjes në politikë pasuria e tij nuk ka ndryshuar dhe shton se ka marrë një interes prej 8.1% për depozitën me vlerë rreth 1 miliardë lekë të vjetra.