Ligoraq Karamelo deputeti i PPDNJ-së në Parlament dhe njëherazi dhe pjesë e opozitës së re parlamentare ka folur për pezullimin e vizave për shqiptarët nga Parlamenti Hollandez.
Pikë së pari ai ka kërkuar që kjo çështje të raportohet në komision nga Ministri i Jashtëm.
“Do thërrasim Ministrin e jashtëm në detyrë duke ndjekur procedurat. Duhet të informojë çfarë kopetencash ka. Të njihemi nga Ministria, me problemet qe kane çuar Parlamentin e Hollandes të marrë këtë vendim.”u shpreh Karamelo.
Duke qenë se zyrtarë të ndryshëm kanë deleguar kopetencat lidhur me këtë gjë Karamelo ka thënë që gjithsecili duhet të mbajë përgjegjësitë e veta.
“Është problem delegimi i kopetencave.Ministri në detyre ka disa kopetenca dhe sekretari i pergjithshem ka disa te tjera.” tha deputeti.
Ai ka shtuar se që ky proces duhet të jetë kryer përpara qershorit ku do të zhvillohen dhe negociatat me BE.
“E domosdoshme të dimë se në çfarë stadi ndodhemi që fundi i qershorit te na gjeje me negociatat e mbyllura” përfundoi Karamelo.