Drejtori i spitalit rajonal te Shkodrës, Ardian Dajti ka reaguar pas publikimit në rrjetet sociale nga ish-deputeti Bardh Spahia, të dokumentit lidhur me një vendim për anulimin e operacioneve të planifikuara nga 30 dhjetori deri me 6 janar.
Më anë të një deklarate për media tai sqaron se shkresa është keqinterpretuar, ndërkohë që deklaron se nuk do të ketë asnjë kufizim punë në repartin e urgjencës.
“Dua te bej me dije se sherbimi ne spitalin e Shkodres eshte maksimal ne keto dite te fundvitit. Nuk ekziston asnje kufizim apo urdher per punen normale te spitalit. Eshte thjeshte nje komunikim i drejtorit me dy shefat e sherbimeve per miremenaxhimin e situates. Ne gjithe boten ne kohe festash ka nje kufizim te nderhyrjeve te planifikuara dhe ne perqendrohemi per te shtuar gatishmerine per festat dhe rastet qe mund te jene ne urgjence sepse kemi patur raste nga vitet e kaluara dhe na duhet qe te perqendrohemi sa me mire. Nese i referohemi shkreses qe eshte publikuar nga PD ne te vertete i bie qe te jete vetem nje dite e anuluar per operacionet e planifikuara qe eshte data 30 sepse me pas ditet e tjera jane pushim dhe askush ne dite pushimi dhe dite festash nuk planifikon operacione”– thote ai.
Discussion about this post