18:42 | 09/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Pezullohet nga detyra kreu i Burgut në Tropojë, Granit Kurmekaj, pas akuzave për përfshirje në fushatë

16:36 | 29/05/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pezullohet nga detyra kreu i Burgut në Tropojë, Granit Kurmekaj, pas akuzave për përfshirje në fushatë

Është pezulluar nga detyra, drejtori i Burgut në Tropojë, Granit Kurmekaj. Ministria e Drejtësisë, me në krye Gazment Bardhin,  ka pezulluar përkohësisht nga posti Kurmekajn, i cili më pas është kallëzuar në polici.

Shkak për këtë pezullim nga detyra mësohet të jetë bërë përfshirja e tij në fushata zgjedhore.

“Pezullohet dhe kallëzohet në Prokurori drejtori i IEVP Tropojë, Granit Kurmekaj. Ai u pezullua në Prokurori për përfshirje në fushatë. Kemi  video dhe informacione ku Kurmekaj përfshihet në fushatë.”, është shprehur ndër të tjera ministria e Drejtësisë në deklaratën e saj.

Njoftimi i ministrisë së Drejtësisë:

Pezullohet dhe kallëzohet në Prokurori Drejtori i IEVP Tropojë, për përfshirje në fushatë zgjedhore

TOLERANCË ZERO PËR ÇDO ANGAZHIM POLITIK NË KUNDËRSHTIM ME LIGJIN NGA PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS SHTETËRORE

Ministri i Drejtësisë z. Gazment Bardhi, pezulloi sot nga detyra Drejtorin e IEVP në Tropojë, Granit Kurmekaj, si dhe ia referoi rastin e tij Prokurorisë së Përgjithshme, për veprën penale të përfshirjes në fushatën zgjedhore të një subjekti zgjedhor.

Kjo masë, erdhi pas verifikimit të kryer, si dhe informacioneve të marra nëpërmjet fotove dhe videove, ku konstatohet përfshirja e Kurmekaj, në fushatën zgjedhore në kundërshtim me ligjin.

Për këtë qëllim, Ministri i Drejtësisë i ka referuar çështjen organeve të prokurorisë, si dhe ka vënë në dijeni Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, për shkak se ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova, se shtetasi Granit Kurmekaj, me detyrë Drejtor i IEVP Tropojë, ka kryer veprën penale të parashikuara nga neni 328/a të Kodit Penal.

Deri në sqarimin e rrethanave mbi këtë çështje, Ministri i Drejtësisë ka urdhëruar menjëherë pezullimin e përkohshëm nga detyra të Drejtorit të IEVP Tropojë.

Ministria e Drejtësisë inkurajon çdo qytetar që të denoncojë në portalin elektronik në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë, të gjitha rastet e përfshirjes në fushatë apo përdorimit të funksionit publik në favor të një subjekti zgjedhor, si dhe garanton qytetarët jo vetëm për ruajtjen e anonimatit, por edhe për ndjekjen me seriozitet maksimal të këtyre rasteve.

  1. Bardhi siguron se është i vendosur në zbatimin e ligjit dhe do të veprojë me tolerancë zero për çdo angazhim politik në kundërshtim me ligjin të punonjësve të administratës shtetërore në varësi të Ministrisë së Drejtësisë.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: Granit Kurmekajministria e drejtesise
Pas

Rita Ora i dedikon performancë për viktimat në Manchester

Para

Helmimi në Bulevard, “viktimë” edhe fotoreporteri Hatika

Para
Helmimi në Bulevard, “viktimë” edhe fotoreporteri Hatika

Helmimi në Bulevard, “viktimë” edhe fotoreporteri Hatika

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zgjedhjet e 11 majit, SPAK publikon numrin e gjelbër për denoncimin e krimeve zgjedhore

Amnistia e qeverisë 48 orë para zgjedhjeve, reagon Partia Demokratike: U shkel Kodi Zgjedhir dhe barazia në garë

Bari/ Grupi italo-shqiptarë kthejnë apartamentin në laborator kokaine dhe marihuane, goditet grupi italo-shqiptar me 10 persona

Donald Trump: Jam dakord që amerikanët e pasur të taksohen më shumë, por ia lë në dorë Kongresit

Arrestohet në Itali shqiptari i kërkuar prej 10 vitesh, u zbulua nga sistemi digjital i hoteleve

SHBA tërhiqet në luftën tregtare, administrata Trump synon uljen e tarifave ndaj Kinës

Aksident i rëndë në Fresk gjatë ‘Giro d’Italia’, Mikel Landa dërgohet në spital pas përplasjes mes disa çiklistëve.

Policia e Korçës reagon ndaj pretendimeve për shitblerje votash në Podgorie, Maliq

Durrës, materialet zgjedhore mbërrijnë në masa të rrepta sigurie dy ditë para zgjedhjeve

Qeveria falë gjobat e papaguara ndaj qytetarëve dhe bizneseve përgjatë janarit 2015-nëntor 2025

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.