Është pezulluar procesi i votimit në qendrën e votimit nr. 2361 në shkollën profesionale ‘Ali Myftiu’! Mësohet se sekretarja ka marrë një listë numrash të zgjedhësve, fletë këto të cilat i ka grisur kryetarja e komisionit.Në media raportohet se shkak ka qenë një mosmarrëveshje mes kryetarit dhe sekretarit të komisionit të qendrës së votimit.Më herët gjatë ditës dy palët kanë pasur denoncime në Elbasan.Sakaq, kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ Luçiano Boçi dhe kandidati i Partisë Socialiste Gledian Llatja u kanë mbërritur në shkollën ‘Ali Myftiu’.Boçi ka qenë i shoqëruar edhe me deputetin Flamur Noka. Boçi dhe Noka shoqërohen nga grup personash me precedent penal dhe konfliktohen me qytetarët.