21:18 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kulturë

Photo Review – Avni Selmani

10:46 | 06/11/2016
në Kulturë, Te Fundit
0

Një modele e panjohur, një kompozicion artistik që shpreh kacafytjen e përhershme në mes të dritës dhe hijeve, që të gjitha në funksion të pasqyrimit të energjisë së pastër femërore, si ndjesi e pakapshme për syrin e vrazhdë. Kjo është esenca e projektit të fundit nga Avni Selmani.  

Shkruan: Albatros Rexhaj

Ka një kohë kur, në mënyrë të heshtur, ka zënë vend miti urban se emri i fotomodelit (d.m.th VIP-llëku i një emri të përveçëm) e nxjerr në pah artistin e mirë të fotografisë. Po ashtu ka zënë vend edhe bindja se të pajisurit me fjalën e fundit të teknologjisë bën diferencën mes artistësh të ndryshëm të fotografisë. Sikur vipllëku i modelit të ishte një faktor vendimtar, atëherë bota nuk do të vlerësonte kurrë një fotograf si Steve Mccurry dhe shumë të tjerë si ai, ndërkaq të gjithë ata që e mbivlerësojnë teknologjinë duhet të shohin pak nga filmat dhe krijimet e vitev 30-ë të shekullit të kaluar. Nuk do mend se para një shekulli teknologjia ishte shumë modeste, por megjithatë krijimet e bëra në atë kohë janë të përkufizuara me nuanca të përsosura të dritës dhe të hijeve si dhe me qendra të sakta të fokusit.

1 mod

Seti i fundit nga artisti i fotografisë Avni Selmani i thyen të dyja këto mite të rrejshme. Në dy dekada karrierë profesionale, aparati i Avniut ka kapur pothuajse të gjitha personazhet e jetës publike (Avni Selmani është autor i setit të  parë, të famshëm, nudo të Bleona Qerretit), por kësaj here, si modele, Avniu ka zgjedhur dikë jashtë botës së personazheve të njohura nga publiku (Adriana Kulla, një juriste nga Tirana), ndërkaq te teknologjia Avniu i qëndron besnik qasjes së tij tradicionale. Në këtë projekt, koncepti i Avniut është i bazuar mbi parimin se modelet e dritës nuk përcaktohen nga vetë drita, por nga hijet. Dhe duke e bërë këtë ai na sjell një rrëfim klasik të raportit eterik, dashuri-urrejtje, mes dritës dhe hijes.

Puna e Avniut me imazhin e Adrianës më përkujtoi motivet e këngës “Shadows and lights” të Janex: dritë dhe hije, lëvizin dhe kërcejnë përreth, dritë dhe hije, ecin dhe kërcejnë në flakë. Avniu është i vetëdijshëm se drita dhe hija përbëjnë Ying-Yangun themelor të natyrës, një harmoni të përsosur të të kundërtave, ku njëra është e domosdoshme për ekzistencën e tjetrës, prandaj zgjedh që këto dy manifestime esenciale të natyrës t’i trajtojë me kujdesin e njëjtë, duke i përthyer ato në imazhin e Adrianës, të cilën Avniu e vendos në qendër të kacafytjes së përhershme mes dritës dhe hijes.

2mode

Si në korridat spanjolle ku toreadori dhe demi kacafyten duke i marrë dhe duke i lëshuar hapësirë njëri-tjetrit (thuajse ballafaqimi i tyre të ishte një koreografi organike), Avniu kap pikërisht këtë “koreografi”. Drita sakrifikon veten për të nxjerrë në pah hijen, ndërkaq hija tërhiqet për të lejuar shkëlqimin e dritës, ndërkaq modelet e ndryshme të dritës dalin në sipërfaqe me zhvendosjen e fokusit te fotografitë e ndryshme të këtij seti.

Në këtë set, Adriana Kulla na paraqitet thjesht si një grua që synon të jetë e vetëdijshme për qenien e saj dhe jo veç si një imazh të cilit mund t’i veshim cilësimet si “provokuese” apo “sexy”. Është e qartë se, si artist, qëllimi i Avniut nuk ka qenë ekspozimi i linjave të trupit dhe as i veshjeve të brendshme, por ai ka synuar që të kapë energjinë e feminitetit, si një fenomen i pakapshëm për syrin e rëndomtë, pasi që feminiteti është tërësisht ndjesi e pastër. Dhe kjo energji e natyrshmërisë femërore, padyshim një nga forcat më të virgjëra të natyrës, te ky set, fshihet në detajet e ndryshme të hijes, pikërisht aty ku rri e sigurt nga shikimet e vrazhda të atyre që nuk dinë ta vlerësojnë të bukurën.

3model

Artisti është plotësisht i vetëdijshëm se, pavarësisht përparimeve teknologjike, ende nuk është shpikur ndonjë aparat që ka ndjeshmërinë e syrit njerëzor. Ky tip fotografi di si ta lexojë dritën, por sidomos mungesën e saj, ndërkaq të tjerët përdorin teknologjinë për të luftuar me dritën, një tip obsesioni për ta kontrolluar shpërfaqjen e saj natyrore. Avni Selmani ka kohë që ka hequr dorë nga ky obsesion, prandaj, në vend të përpjekjes për të kontrolluar dritën dhe hijet, ai bën dashuri me to.

(Ky reflektim është krejtësisht personal) 

3model1 mod2mode

Pas

Intervista/ Meidani: PS-LSI po i vënë shkopinj nën rrota njëra-tjetrës

Para

IN MEMORIAM/ Martirë pa varr, por me fotografi të varura në bulevard

Para

IN MEMORIAM/ Martirë pa varr, por me fotografi të varura në bulevard

 



Të Fundit

“SHBA-të nuk e njohin qeverinë e Edi Ramës”, gazetari Almer Toska: Opozita duhet të bëhet opozitë e vërtetë

“Grusht shteti gjyqësor”, Administrata Trump reagon ashpër ndaj vendimit të gjykatës

Ambasadori Antonini: Italia mbështet integrimin e Kosovës në BE e NATO

Itali/ Një 27-vjeçar shqiptar kapet me rreth 1 kg drogë dhe euro cash, i gjendet edhe një pushkë me dylbi e vjedhur

Aksident në Lin–Pogradec, automjeti përfundon në korsinë e biçikletave

Forcim i partneritetit strategjik, Rubio takohet me homologun maqedonas

Ukraina përdor për herë të parë “dronin nënë” me inteligjencë artificiale

“Jemi kundër politikave pushtuese!” Mesazhi i qartë i Amerikës për Ballkanin dhe për liderët

Diplomatët në manastirin e Zvërnecit, ambasadorët e akredituar në vendin tonë vizituan një prej veprave bizantine

Aksident me tre automjete në Fier/Tre të lënduar, një në spital

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.