Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në një intervistë për emisionin Pressing të Leonard Kerqukit në T7, i është kundërpërgjigjur presidentit turk Recep Tayyip Erdogan lidhur me konsumimin e rakisë.
“Unë jam shqiptar”, tha Haradinaj. “Nuk kam adhur nga Anadolli”, theksoi ai. “Pi sepse jam shqiptar i Dukagjinit”, thotë Haradinaj.
‘’Në Dukagjin miku pritet me një gotë”, shpjegoi ai në Pressing në T7.
Që pas arrestimit të gjashtë personave të quajtur si gylenistë në Kosovë, mes harqadinajt dhe Erdogan ka pasur një përplasje në distancë.
Mediat pro Erdoganit në Turiq shkruanin për Haradinajn se “pi alkool, mohon se është mysliman dhe shpenzon shumë”.
(E.K/FAXWEB.AL)