Një shtetas nga Kosova po udhëtonte me një makinë me targa angleze “YC54WSU”, me 25 mijë paund të padeklaruara, ndërsa ka ngjallur dyshime nga afektivët e policisë në pikën Kufitare të “Tre Urave” në Përmet.
Ai është ndaluar nga efektivët, ku gjatë kontrollit i janë gjetur në mjet sasia e padeklaruar e parave, ndërsa shtetasi Ardian Ndreka nga Kosova dhe banues në Deçan ishte i shoqëruar edhe nga një person tjetër i identifikuar si Braham Berisha banues në Prishtinë.
Pas veprimeve të kryera policia ka sekuestruar 25 mijë paundët së bashku në automjetin që i transportonin ndërsa ndaj dy shtetasve kosovarë filloi procedimi për veprën penale të ‘mos deklarimit të të hollave në kufi’.
Mësohet se Ndreka prej 3 vitesh ka futur në Shqipëri 15 mjete me targa britanike në periudha të ndryshme kohore në pika të ndryshme kufitare.
(F.GJ/FAXWEB.AL)