Arbitrimi në ndeshjen e mbrëmshme mes Realit të Madridit dhe Bayernit linte pak vend për të diskutuar. Njëri prej golave të shënuar nga Ronaldo u mendua si pozicion i parregullt.
Edhe në rrrjetet sociale reagimet ishin të shumta dhe një prej tyre ka qenë edhe mbrojtësi i Barcelonës Zherard Pike.
Pike ka reaguar menjëherë në ‘Twitter’ pas golit në pozicion jashtë loje të Kristiano Ronaldos që barazoi përkohësisht në 2-2 shifrat në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Bajernit të Mynihut.
Ai ka postuar retiçencën e simbolizuar me tre pika njëra pas tjetrës, duke dashur të tregojë se ka mbetur pa fjale nga gabimi i arbitrit hungarez Kasai.
Megjithatë edhe pse Pike ka dashur të gjejë ngushëllim për akuzat e shpeshta mbi Barcelonën për ndihmën që i bëhet nga arbitrat, futbollisti i Kristal Palasit Pape Suar i është përgjigjur me një foto mjaft ironizuese.
Ai i ka kujtuar mbrojtësit spanjoll favorizimin që Barcelonës iu bë në vitin 2009 në përballjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Çelsit, ku skuadrës angleze iu mohuan 3 penallti dhe katalanasit u kualifikuan në finale. Në atë vit, Barcelona fitoi jo vetëm trofeun prestigjoz europian, por të 6 trofetë për të cilët garuan, duke vendosur një rekord unik të pathyer deri më tani. (E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post