Petrit Vasili ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i LSI-së. Kjo pasi sipas tij LSI-së i duhet të jetë më aktive gjatë kohës që do të jetë në opozitë.
Vasili e ka komunikuar vendimin e sotëm në mbledhjen e Kryesisë së partisë. Ndërkohë që rreth orës 14:00 ai pritet të japë një komunikim për mediat.
”Dorëheqja ime bëhet për çështje organizative në mënyrë që LSI-ja të jetë më aktive në opozitë”, shprehet paraprakisht Vasili.
Kujtojmë se rezultati i LSI-së ishte më i mirë se ai i katër viteve më parë duke marrë 19 mandate deputetësh, po mesa duket pritshmëritë e kësaj force kanë qenë më të larta.
Sipas statutit të LSI-së pas dorëheqjes së Vasilit drejtimi i Partisë i kalon nënkryetares që në këtë rast është Monika Kryemadhi.
Ditën e djeshme në “Opinion” ai ka dhënë arsyet se pse LSI-ja humbi zgjedhjet, dhe siguirisht nuk ka mohuar as faktorët e ndikimit të drogës dhe terrorit të Policisë.
(E.K/SHUPLAKA)