00:12 | 22/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Pikë kthese në PD, Astrit Patozi tërhiqet nga kandidimi

19:02 | 03/07/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pikë kthese në PD, Astrit Patozi tërhiqet nga kandidimi

Pikë kthese në PD. Vetëm disa minuta para nisjes së mbledhjes së Kryesisë, ”Shuplaka” mëson se Astrit Patozi është tërhequr nga kandidimi. Patozi kërkonte dorëheqjen e Bashës, madje deklaroi se do ta shpartallojë, por në momentet e fundit ka hezituar të regjistrohet si kandidat për kreun e PD-së.

Tashmë në garë është vetëm Lulzim Basha, Eduard Selami, Erion Piciri dhe Astrit Sinanaj. Pritet pas pak se çfarë do vendosë Kryesia dhe nëse do të zyrtarizojë këto kandidatura, pas verifikimeve.

KANDIDATËT E PËRFOLUR

Humbja e zgjedhjeve të 25 qershorit ka sjellë një situatë të re në Partinë Demokratike. Pas humbjes Kryetari i Partisë Demokratik Lulzim Basha ngriu funksionet brenda partisë dhe shpalli të hapur garën për kryetar të saj.

Sfidanti i Bashës (edhe pse i pakonfirmuar ende zyrtarisht) u prit të ishte Astrit Patozi, i cili lajmëroi një konferencë nga selia e Partisë Demokratike, ashtu si Selami, i cili e shpalli kandidaturën zyrtare prej andej. Astrit Patozi është një ndër kundërshtarët e Bashës në PD dhe ka kërkuar dorëheqjen e tij pas humbjes së zgjedhjeve të 25 qershorit.

Në një intervistë në “Opinion” ai dha një deklaratë mjaft të fortë. Patozi tha se në kushte të një gare të barabartë do ta shpartallonte Lulzim Bashën “brenda dy minutave”. Mirëpo ai tha se më parë Basha duhet të jepte dorëheqje nga PD.

Sfidanti tjetër ishte Eduard Selami. Selami ishte i pari që shpalli kandidaturën e tij për kreun e PD-së pas deklaratës së Bashës ku lajmëroi ngrirjen e funksioneve të tij. Selami, ndryshe nga pjesa tjetër e kundërshtarëve të ashpër të Bashës është shfaqur më i ekuilibruar në qëndrime. Ai ka thënë se pret që gara të jetë e hapur dhe e ndershme ku ai të ketë mundësinë të paraqesë platformën e tij për PD-në dhe të mos ketë ndërhyrje që prishin garën.

Ndryshe nga pjesa tjetër Selami nuk i trembet as ndërhyrjes së Berishës. Menjëherë pasi shpalli kandidaturën ai dha një intervistë ku u shpreh se Berisha ka të drejtë të mbështesë cilin të dojë, madje kjo nuk do të ndikojë në rezultat.

Një tjetër kandidaturë e përfolur ishte dhe ajo e një anëtari të Partisë Demokratike në Fier, Astrit Sinanit. Sigurisht që nuk ka shumë peshë në krahasim me të parët, por gjithsesi ai ka kërkuar mbështetjen e anëtarëve të PD-së kreun e Partisë Demokratike.

I fundit i shpallur ishte Erion Piciri, ai është lektori dhe kandidati i 26 në listën e PD-së për Qarkun e Tiranës. Ai ka shpallur kandidaturën duke thënë se ndjen përgjrgjësi dhe detyrim politik që të japë kontributin në ringritjen e Partisë Demokratike. Kujtojmë që Lulzim Basha është kryetari i PD, por që ka ngrirë të gjitha funksionet e tij brenda partisë. Megjithatë kundërshtarët e tij nuk janë të kënaqur sepse sipas tij kjo nuk është garanci për mospërdorimin e strukturave të PD nga ana e tij për të ndikuar garën.

Partia Demokratike arriti të marrë vetëm 43 mandate, kundrejt 74 të PS-së dhe 19-të të LSI-së në zgjedhjet e 25 qershorit. Aktualisht është shpallur dita e zgjedhjeve për kreun e saj që do të jetë 22 korriku.

Data 2 korrik ishte afati i fundit për pranimin e kandidaturave të tjera, ndërkohë që Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi kërkojnë dorëheqjen e Bashës. Ish-kryeministri Sali Berisha ka një qasje tjetër për zgjidhjen e situatës së vështirë që po kalojnë demokratët: bashkimi dhe heqja dorë nga përçarja dhe përjashtimi./Valmora Gogo-SHUPLAKA

Etiketa: Astrit Patozi
Pas

Berisha shpërthen në akuza ndaj Tërmet Peçit: Ndëshkon Memaliajn me vetëm 1 orë ujë në 24 orë

Para

Arrestohet “Shefi i bardhë”, perandori i kokainës në Amerikën e Jugut

Para
Arrestohet “Shefi i bardhë”, perandori i kokainës në Amerikën e Jugut

Arrestohet “Shefi i bardhë”, perandori i kokainës në Amerikën e Jugut

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Nuk ka rrezik të forcave serbe në veri të Kosovës”, KFOR mohon Osmanin

Serbia afrohet me Rusinë, Szijjarto: Po diskutojnë ndërtimin e një tubacioni të ri nafte

50 dështime! Kuvendi në javën finale pa zgjidhje për ngërçin

Britania dhe 24 shtete të tjera dënojnë vrasjen e qindra banorëve në Gaza

Euro në rënie të lirë, prek nivelin më të ulët historik, monedha evropiane po këmbehet afër 96 lekë, USD 83 lekë

Britani e Madhe/ Shpallet fajtor kolumbiani për vrasje të dyfishtë pasi la trupat e çiftit gay në valixhe në urën e Bristolit

“Putin po të vjen radha”, senatori amerikan: Trump do të sfidojë 3 superfuqi botërore me zgjedhjen e pamundur

Man.City siguron portierin e ri, Guardiola bën zgjedhjen 60 milionëshe në horizont…

Bankat edhe më ‘dorështrënguar’ me kredinë për shtëpi, tavanet për huanë për blerje banesë do frenojnë kredinë

Izraeli refuzon apelin e 25 vendeve për t’i dhënë fund luftës në Gaza: Hamasi është përgjegjës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.