Ilir Meta ka dhënë një përgjigje dhe përsa i përket koalicioneve të mundshme. Ai është shprehur se këtë vendim fillimisht duhet ta marrin forumet e LSI-së dhe se fjala e tij do të thuhet nga fundi.
‘’Për koalicionin do të flas nga fundi, pas ccdo vendimi të forumeve të LSI-së. koalicioni do të synojë të arrijë stabilitetin e vendit. Është tepër herët për të folur për koalicionet sepse nap resin mjaft punë të mëdha deri në 18 qershor.
Vendi duhet të shkojë me një klimë sa më normale drejt zgjedhjeve. Ne jemi në një koalicion vazhdojmë punën të qetë. Shqetësimi ynë është të mos krijojmë më shumë mjegull sesa kemi. Duhet të vazhdojmë të ecim përpara me reformat dhe sidomos me atë zgjedhore. Vasili ka hyrë në qeveri që të bëjë që koalicioni të ecë më mirë përapara’’, ka thënë Meta. (E.K/SHUPLAKA)