Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Politikës së Jashtme ka pasur një sërë debatesh në lidhje me mbledhjen e fundit që ka pasur ministri Bushati me homologun e tij grek Kotzias.
Ka qenë ish-ministrja e jashtme Klajda Gjosha e cila ka kërkuar një seancë dëgjimore me ministrin Bushati, ndërsa deputeti demokrat Tritan Shehu është i gatshëm që mbledhja të zhvillohet edhe me dyer të mbyllura.
Klajda Gjosha: Kërkojmë që të dimë çfarë u diskutua mes ministrave
Mimi Kodheli: Do ta thërresim sa më shpejt të mundet ministrin Bushati
Tritan Shehu: Të gatshëm të diksutojmë edhe me dyer të mbyllura.
Edhe pse u tha nga ana e Ministrisë së Jashtme se klima e takimit kishte qenë pozitiv, në përfundim për publikun e gjerë u komunikuan pak marrëveshje.
(E.K/FAXWEB)