Piktori i njohur Avni Delvina jo vetëm vret, por dhe prek me penelin e tij. I njohur për sarkazmën dhe ironinë e hollë përmes penelit, në një dedikim të veçantë për Fax News, piktori i njohur ka zgjedhur këtë herë diçka ndryshe, të preke zemrat e artistëve, por jo vetëm, lidhur me kauzën e Teatrit Kombëtar që ai jo rrallëhere e ka cilësuar si kauzë të vetëm.
Edhe pse ne jemi në momente tensioni, në këtë pikturë peisazhi, Teatri qëndron në sfond kryesor para përendimit të diellit, ku siç duket autori Delvina ka dashur të përcjell momente paqeje, qetesie dhe refleksioni. Një teatër në këmbë, me pemë dhe ndriçim që qëndron i paprekur gati të presë artdashësit e tij në çdo kohë. Një rikthim në teatrin e dikurshëm, apo ëndër për të ardhmen që gjithcka të mbetet siç e trashëguam nga e kaluara, le ta gjykojë gjithsecili.
Peneli i Avni Delvinës këtë herë “persiat” ndjenjat e artistit që përcjell nga larg dramën e tempullit të artit në mes të Tiranës. Piktori i njohur Avni Delvina është një nga qëndrestarët e njohur të artit që nuk është lodhur kurrë në përpjekjet e tij në mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Në nëntor të vitit të kaluar ai çeli në ambientet e Teatrit ekspozitën e mirënjohur me titull “Notre Drame de Tiranë”. Veprat e ekspozitës përmblodhën 18 muaj qendresë të artistëve dhe qytetarëve në mbrojtje të godinës së Teatrit Kombëtar.(A.M/Faxweb.al)