Piktori i njohur, Avni Delvina ka bërë një deklaratë në rrjetet sociale ku shprehet se në protesta po përdoren foto, parrulla, dhe elemente, të cilat cilat sipas tij, nuk i kalojnë kufijtë e vendit tonë dhe nuk internacionalizohen në mediat dhe shtypin e huaj në masën që duhet.
Delvina vjen me një propozim për ata që organizojnë dhe manifestojnë protesta duke thënë se në vend që të vazhdohet me mjete banale të konsumuara dhe pa emocione, duhet të përdoret një metodë si kjo në foton e mëposhtme që protestat të kenë efekt në tërheqjen e vëmendjes së mediave ndërkombëtare.
Në këtë foto, piktori shfaq ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj I cili mban në njërën dorë një llulë teksa nga goja nxjerr tym, duke sinkronizuar kështu përdorimin masiv të gazit lotsjellës në protesta.
Statusi i plotë i Avni Delvinës:
DJALOSHI ME PIPE I MINISTRISE SE BRENDESHME.
Edhe grafikave te mia po ju vjen fundi, sepse nuk po harmonizohen me menyren dhe betejen per demokraci ashtu sic shpresoja dhe enderroja une si artist…..Ne protesta po perdoren foto, parrulla, dhe elemente te tjere, te cilat nuk i kalojne kufijte e vendit tone dhe nuk internacionalizohen ne mediat dhe shtypin e huaj ne masen qe duhet….
A e imagjinoni dot protesten e Banoreve te Lumit, me foto te medha te Djaloshit me pipe te Picassos, te interpretuar me Ministrin e brendshem, se cfare efekti do te kishin ne shtypin nderkombetar !!!!!!!!!!!!!!
A do te kishte agjensi lajmesh qe nga Afp e deri tek Reuters qe nuk do ta publikonte kete foto !!!!!
Ndersa vazhdohet me mjete banale te konsumuara dhe pa emocione…………..Ka vetem nje shprese per fitore : LLESHI DHE PICASSO se bashku !
(F.GJ/FAXWEB.AL)