Burrë e grua kanë përfunduar në spital në Pogradec, pasi janë helmuar me lëndë kimike, herbicid.
Çifti kanë ngatërruar lëndën kimike me shishe uthulle dhe e kanë përdorur. Fillimisht ishin në gjendje të rëndë, por tashmë sipas mjekëve janë jashtë rrezikut.
Njoftimi i policisë:
Sot në spitalin e Pogradecit kanë shkuar për mjekim shtetasi B.O., rreth 42 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetasja V. O., rreth 40 vjeçe, banues në fshatin Blacë, Pogradec, të cilët dyshohet se aksidentalisht kanë konsumuar lëndë kimike helmuese (herbicid).
Të dy këta shtetas ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.