Gjykata e Shkodrës ka shpallur moskopetencën për gjykimin e grupit Bajri, dhe e ka dërguar sërish dosjen në SPAK.
Në arsyetimin e Gjykatës së Shkodrës thuhet se sa kohë që qendron akoma akuza për grup të strukturuar kriminal, grupi Bajri nuk mund të gjykohet prej tyre.
Pak ditë më parë SPAK e dërgoi çështjen Bajri në Shkodër, por prokurorët nuk kanë pushuar akuzat për grup të strukturuar kriminal, ç’ka sjell një sorollatje të dosjes.
Pjesë e grupit Bajri janë: Safet Bajri, Ilir Bajri, Behar Bajri, Astmer Bilali, Ismet Idrizi, Emrah Plaku, Enver Bajri.
Mbi grupin Bajri në momentin e arrestimit në shtator të vitit 2018 në kuadër të operacionit ‘Oaz’ u ngritën shumë akuza mes tyre për grup të strukturuar, gjobëvënie, vrasje dhe punësime të paligjshme përmes presionit në spitale dhe OSHEE, por që me kalimin e ditëve shumica e tyre u shfrynë, duke e lënë dosjet tashmë në ”shëtitje të lirë”.
(E.K/Faxweb.al)