19:15 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Ping-Pong” me gazetarin e ”ABC News”, Rama i qejfmbetur për shtëpinë në Surrel: E treguat si të Drakulës (PËRPLASJA)

13:44 | 30/12/2016
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Ping-Pong” me gazetarin e ”ABC News”, Rama i qejfmbetur për shtëpinë në Surrel: E treguat si të Drakulës (PËRPLASJA)

ediramagazetariabcok”Ping-Pong” mes kryeministrit Edi Rama dhe gazetarit Indrit Maraku të ”ABC News”. 

Rama, i qejfmbetur me mënyrën si ky televizion e ka paraqitur shtëpinë e tij në Surrel, i mban leksion gazetarit duke i thënë edhe se çfarë gazetarie duhet të bëjë.

DEBATI I PLOTË:

RAMA: Shtëpia ime është për mua dhe miqtë e mi, ju nuk jeni miqtë e mi! Ajo që keni bërë është negative, e qëllimshme dhe për të manipuluar opinionin publik. Unë nuk kam dashur kurrë t’i hyj këtij debati.

Po ta përsëris prapë, shtëpia ime është shumë më modeste se shumë nga ata që bëjnë opinionistin në Shqipëri. Po ka mur të gjatë se unë jam i gjatë.

GAZETARI: Humbët dy miq, Blushi, Kokëdhima…

RAMA: Së pari mund t’ju them se as njërin as tjetrin nuk i kam bërë miq si anëtar partie, i kam patur miq si individ. Miqësitë e mia nuk më ndikojnë në moskryerjen e detyrës sime. Dhe miq apo jomiq unë nuk bëj dallime në momentin kur cënohet PS, kur cënohet puna jonë e përbashkët.

Dhe sa i përket keqardhjes kur hyn në këtë punë ke keqardhje për shumë gjëra, është pjesë e punës, unë i kam marrë parasysh.

GAZETARI: Lojrat e fatit…

RAMA: Ju bëni akuzat tuaja…

Indrit Maraku, gazetari i ”ABC News”

 

GAZETARI: Unë bëra pyetjet… Doni t’ua kujtoj akuzat e opozitës: ju keni ndryshuar qëndrim se keni interesin tuaj.

RAMA: Po mirë kush është detyra juaj të më pyesni mua a është e vërtetë. Detyra juaj nuk është t’u tregoni shqiptarëve në mënyrë të deformuar shtëpinë time. Po ku është e vërteta në këtë mes? Ku është gazetaria në këtë mes?

Që ta mbyll edhe atë të shtëpisë? Ku ishte pyetja ime për shtëpinë? Mund të më kishit pyetur edhe mua, nuk ishte nevoja të tregonit shtëpinë sikur të ishte e Drakulës. Unë e neveris këtë të gazetarisë ping-pong, ai mendon kështu, po ti ça mendon. Njerëzit çfarë duhet të besojnë? Njerëzit nuk kanë ndërmjetësa, nuk kanë persona që nuk i referohen fakteve. Shikoni opinionistë që janë parti politike. Nuk jam unë kontrollori i lojrave të fatit.

GAZETARI: Unë doja ta saktësoja, se unë jam ai që ju pyes, në redaksi ka të tjerë…

RAMA: Jo juve ju japin pyetjet…Kush është puna ime? Nëse unë do t’i përgjigjesha gjithë akuzave që bën opozita, unë duhet të mbyllja zyrën se nuk do zgjidhja asgjë për shkak se nuk ka një treg që thotë se kush ka të drejtë. I takon akuzuesit të provojë akuzën. (V.G/SHUPLAKA)

Etiketa: edi ramakonference livekryeministrirama
Pas

Valbona Selimllari si kamariere dhe banakiere (FOTO)

Para

Rama për Balilin: Duam ta kapim, s’është aq e thjeshtë sa të më kapësh mua te selia e PS-së

Para
Si u vonua dosja e Klement Balilit, përplasja Manjani-Tahiri

Rama për Balilin: Duam ta kapim, s'është aq e thjeshtë sa të më kapësh mua te selia e PS-së

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Ilaçi më i mirë është paqja”, OBSH dënon sulmet ndaj institucioneve shëndetësore

Irani rrit tensionet: Ndërhyrja e një pale të tretë s’do tolerohet, reagimi do të jetë i menjëhershëm

Turki Al-Jasser, gazetari që parashikoi vdekjen e vet, ekzekutohet nga regjimi saudit

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit pas sulmit: Khamenei nuk mund të lejohet të jetojë më

Kapet me 8 kg heroinë dhe 250 mijë paund: Gjykata britanike lejon qëndrimin e trafikantit shqiptar

Qeveria e Kosovës planifikon ndërtimin e dy urave të reja pranë urës kryesore në Mitrovicë

Akuzohen si agjentë të Izraelit, Irani arreston 24 persona dhe kërcënon Hormuzin

Bisedë telefonike Scholz–Netanyahu: Gjermania kërkon zgjidhje diplomatike për konfliktin

Shtyhet sërish ndalimi i TikTok në SHBA, Trump firmos zgjatjen me 90 ditë

Qeveria ngre Task-Forcë për zbatimin e marrëveshjes me Italinë për migracionin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.