20:58 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

‘Ping-pong’ me kryetarin/ Firmosi për shkarkimin e Hajdarit, deputeti bëhet pishman: Nuk ka asnjë vendim të tillë

20:33 | 14/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Luftë për kryetar, Korab Lita zbulon dokumentin: Grupin e drejtoj unë jo Hajdari

Pavarësisht se në shkresën e publikuar figuron edhe emri i tij për shkarkimin e Rudina Hajdarit nga drejtimi i grupit parlamentar demokrat, dhe zëvendësimi i saj nga deputeti Korab Lita, nën/kryetari i këtij grupi ka reaguar duke thënë se nuk është i vërtetë lajmi.

Emri dhe firma e Halit Valterit pë ndryshimet në grupin parlamentar demokrat

Halit Valteri me anë të një statusi në rrjetet sociale, i kundërvihet statusit të Korab Litës për të cilin thotë se vendime të tilla nuk merren në facebook, dhe konfirmon nga ana tjetër se, Rudina Hajdari është ende kryetare e grupit demokrat në Kuvend.

“E nëse ky vendim nuk u pëlqen të marrëve, që gjejnë lloj lloj metodash për tu faktorizuar për disa minuta, me lumturimë të thellë u them, se nuk ka asnjë shkarkim apo zëvendësim të kryetarit të grupit parlamentar”, shkruan Valteri përkrah një kërkese drejtuar kreut të Kuvendit.

Shkresa e Halit Valterit ndaj Kuvendit

Në këtë shkresë vihet në dijeni Gramoz Ruçi se në rast të shkarkimit të Hajdarit nga grupi demokrat, do të ishte ai vetë bashkë me disa deputetë të tjerë që do të iknin nga grupi, e për pasojë do të ndodhte shkrirja e tij. Edhe vetë Rudina Hajdari është shprehur më herë se nuk ka asnjë ndryshim në drejtimin e grupit.

Reagimi i Halit Valterit:

Në gojë të të marrit gjejmë farën e kryelartësisë, thoshte nënokja ime, por të urtët e ruajnë gjithmonë gjuhën.

Por të marrin s’ke nga ta kapësh, është i paparashikueshëm! Ti e hekuros në një krahë, ai të rrudhoset në krahë tjetër.

I marri bëhet kryetar vendi, kont, dukë, pse jo edhe mbret… vetëm për pak sekonda, derisa mbreti del cullak.

Gjithsesi në sqarim të opinionit publik, marrë përgjegjësinë si nënkryetar i grupit parlamentar të deklaroj, se ne kryetar të marrë nuk kemi, e as që do të kemi ndonjëherë.

E nëse ky vendim nuk u pëlqen të marrëve, që gjejnë lloj lloj metodash për tu faktorizuar për disa minuta, me lumturimë të thellë u them, se nuk ka asnjë shkarkim apo zëvendësim të kryetarit të grupit parlamentar.

Klithjet e fundit për të devijuar kauzën e ndryshimit të sistemit zgjedhor, apo britmat kundër Reformës në Drejtësi, në “dobi” të disa aktorëve të tjerë brenda apo jashtë Parlamentit, nuk mund të pastrojnë apo mbrojnë kurrësesi imazhin e grupit të kolltukofagëve 30 vjeçar, që vazhdojnë e nginjen në plagë të infektuara, duke bërë pazare në kurriz të Shqipërisë.

Për sqarim të kolltukofagëve, Grupi Parlamentar Demokrat ka një kauzë dhe ajo është më e SHENJTË, se secili emër që mund ta drejtojë këtë grup.

Patjetër që ka debat konstruktiv brenda grupit, por kurrë s’do të pranojmë të bëhemi peng të askujt, që u pasurua duke varfëruar, e që sot kërkon të mbrojë milionat me votat e atyre që i larguan.

Për të gjithë ata të cilët janë shqetësuar nga një status që qarkulloi në rrjetet sociale, dua t’i shpjegoj, se parlamenti është institucion dhe si i tillë funksionon me shkresa, jo me statuse FB-je!

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: halit valterikorab litaRudina Hajdari
Pas

Pasardhësi i El Çapos përgjak Meksikën si kurrë më parë, SHBA ofron 10 mln $ për shumë të kërkuarin

Para

“Kombi ndodhet në udhëkryq”, Lulzim Basha: Mos e vini në dyshim, ka shpresë

Para
“Kombi ndodhet në udhëkryq”, Lulzim Basha: Mos e vini në dyshim, ka shpresë

"Kombi ndodhet në udhëkryq", Lulzim Basha: Mos e vini në dyshim, ka shpresë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbi 100 të vdekur në Gaza, intensifikohen sulmet izraelite në Khan Yunis

Sekretari i Thesarit të SHBA: Negociatat për tarifat sjellin marrëveshje rajonale

Shpërthim në Kaliforni/ Një i vdekur dhe katër të plagosur jashtë një klinike

Gjykatësi anglez, shqiptarëve të kapur në ‘shtëpi bari’: Është një histori që e dëgjoj çdo javë, ju lani borxhet ndërsa trafikatët fitojnë (EMRAT)

Tarifat doganore të Trump/ Meloni pret Vance dhe Von der Leyen: Roli i Italisë është të ndihmojë dialogun mes SHBA-së dhe BE-së

Mesazhi i Putinit për Donald Trump një ditë para telefonatës: SHBA-të duhet të respektojnë interesat e Rusisë

Tragjedi në Roskovec/Shembet muri i një banese, humb jetën vajza 4-vjeçare

Sulmet izraelite vrasin të paktën 100 persona në Gazë, kërkohet armëpushim

Turistët e huaj “kthehen” në artizanë, Gjirokastra rikthen vlerat e trashëgimisë përmes duarve të vizitorëve

Fier/Humb jetën punëtori në kantierin pa leje, Prokuroria çon në gjyq ndërtuesin dhe dy zyrtarë të IMT-së

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.