SPAK rikthen tek Policia e Shtetit sekuestron e resortit “Golden”; akoma asnjë kërkesë në GJKKO13 emra të publikuar nga Operacioni Forca e Ligjit janë dorëzuar nga Policia e Shtetit në drejtim të Prokurisë së Posaçme. Të gjitha rastet u janë shpërndarë prokurorëve të strukturës, të cilët po bëjnë verifikimet e nevojshme.
Burime jozyrtare nga E Posaçmja konfirmojnë se tashmë dy dosjet e para të OFL-së që SPAK ka marrë nën shqyrtim janë ato të Altin Hajrit dhe Saimir Taullaut. Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit Dhe Krimit Të Organizuar ka kthyer pas sekuestrimin e resortit “Golden” dhe pasurive që përflitet se i takojnë atij.
Mësohet se Prokuroria e Posaçme i kërkon Policisë së Shtetit të plotësojë dosjen me veprime më konkrete. Nga ana tjetër në Gjykatën e Posaçme nuk ka mbërritur asnjë kërkesë nga SPAK, përsa i përket 13 emrave të parë, ndërsa burime nga gjykata bëjnë me dije se janë përgatitur regjistrat për masat urgjente parandaluese për sekuestrimin e pronave që nuk justifikohet, të cilat pritet të dorëzohen nga SPAK.
Ky i fundit ka edhe 6 ditë kohë për dorëzimin e kërkesës së parë, të ditës së parë të fillimit të punës së OFL. Në duart e prokurorëve të SPAK janë deri tani për vlerësim 13 dosje të personave me të shkuar kriminale. Prokurorët kanë afat 15 ditë dhe sipas aktit normativ ku është bazuar operacioni në përfundim të këtij procesi do të vendoset, ose përfundim ose rasti do të dërgohet në gjykatë.
Discussion about this post