12:17 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Testet serologjike, Pipero: Mund të zbulojnë të panjohura, jam optimist sepse numri i pacientëve është ulur

17:39 | 18/04/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Testet serologjike, Pipero: Mund të zbulojnë të panjohura, jam optimist sepse numri i pacientëve është ulur

Mjeku infeksionist, Pëllumb Piperi foli gjatë një lidhjeje me skype me Tv Fax News për detajet e reja nga situata në Spitalin Infektiv por edhe në rang vendi të personave me koronavirus, ndërsa ka poërmendur edhe masat e reja të autoriteteve mbi hapjen gradualke të vendit.

Ai ka përshëndetur vendimin e kryeministrit Rama për masat e reja që ka prezantuar së fundmi, ndërsa p-ohon se ka qenë gjithnjë në mbështetje të hapjes graduale.

“Ka pasur një lajm të mirë, një veprim logjik dhe kurajoz të qeverisë dhe posaçërisht të kryeministrit Rama. Kam qenë, jam e do jem pro lirimit gradual. Mund të shikojnë apo prekin me dorë lehtësimin e masave shtrënguese dhe psikologjikisht është një masë shumë e mirë. Ka edhe një aspekt të rëndësishëm ekonomik, të dyja shkojnë bashkë, shëndeti pa ekonominë dhe ekonomia pa shëndetin nuk shkojnë dot pa njëra-tjetrën. Rreziku është prezent, nëse ne nuk respektojmë masat e domosdoshme edhe jashtë shtëpisë, distancën, maskat në ambjente publike, të mos dalim disa persona bashkë etj, rreziku qëndron”.

Duke folur për hapjen graduale të bizneseve, Pipero tha: Unë besoj se edhe hapja e biszneseve është një hap i rëndësishëm, por jam i sigurt që do të shtohen masat monitoruese si nga institucionet shëndetësore por edhe ato qeveritare. Respektimi i masave do të bëhet në çdo hallkë të masave.

Mjeku ka edhe disa sugjerime dhe rekomandime si për punonjësit që do të rikthehen në punë, ashtu edhe për pronarët e tyre.

“Unë besoj dhe rekomandoj punonjësit që brenda mjediseve të punës të mbajnë maska, të ajrosen, dhe nuk iu kushton asgjë të masin temperaturën në mëngjes para se të shkojnë në punë, por edhe bizneset para se punonjësit të futen në punë. Krahas masave duhet që të ketë edhe monitorim për të mos lejuar në asnjë rast të kemi raste të reja. Kemi të vështirë të themi nëse numri i rasteve të fundit është normale.  E rëndësishme është gjurmimi i rasteve të kontaktit. Do ketë ndryshime numri, por ulja e numrave së fundmi është optimiste”.

Por si është gjendja e pacientëve që ndodhen nëpër spitalet e posaçme të trajtimit të Covid-19?

Pëllumb Pipero: Pacientët janë në gjendje relativisht të mire, janë rreth 45-50 pacientë në dijeninë time të shtruar, çdo ditë kanë dalë një numër i konsiderueshëm pacientësh të shëruar. 4 apo 5 janë në terapi intensive por në gjendje të qëndrueshme. Ka shumë të panjohura ky virus, dhe ne jemi të rezervuar, sepse kështu është përgjithësisht ecuria e sëmundjes që është në më të mirën e mundshme në bazë të skemave nëpër botë. Ka nevojë për përkujdesje intensive edhe për shkak të sëmundjeve shqoëruese.

Ministrja e Shndetësisë njoftoi nisjen e testeve të serologjisë të hënën  e ardhshme, vendim të cilin Pipero e përgëzoi dhe gjithashtu tregoi edhe ku do të nisë dhe se si do të funksionojë.

“Testet e serologjisë është një lajm i mirë në kuadër të nevojës së shtimit të testimit të popullsisë. Unë jam pro bërjes së aq testeve sa është e nevojshme, me rënien numrit të rasteve duhet të aplikohet një mënyrë tjetër që bën hetim inteligjent. Duhet të fillojnë testimet steriologjike dhe të hënën fillojnë fillimisht me personelin mjekësor të dy spitaleve Covid por edhe të pacientëve për të parë ekspozimin e tyre nga virusi. Sa prej nesh mund t jenë prekur nga virusi dhe e ka kaluar pa simptoma. Në vazhdimësi të imunitetit por mund të zbulohen edhe raste të reja. Është një hap që është marrë në kohën e duhur ku krahas studimeve në terren ndihmon gjurmueshmërinë e mëtejshme të imunitetit”, tha Pipero në Fax News.

Mjeku foli po ashtu me nota optimiste edhe për hapjen e vendit që ai e parashikon përgjatë muajit maji ku dha edhe disa argument.

“Jam optimist, besoj se në Maj do të ketë më shumë lehtësim të rasteve edhe më shumë liri në lëvizje dhe punë. Krahas lehtësimit të masave duhet medeomos të vijojmë të jemi të kujdesshëm ndaj të moshuarve për sa kohë nuk kemi një vaksinë apo medikament, duhet të mësojmë nga ajo çfarë ndodh dhe e kemi të vështirë tëparashikojmë se cfarëdo të ndodhë”.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: PELLUMB PIPERO
Pas

Ministria e Shëndetësisë reagon për vdekjen e 69-vjeçarit: Nuk ishte arsyeja Covid-19

Para

“Erdha nga jashtë dhe u vetëizolova”, Besnik Bisha flet për shqetësimin shëndetësor dhe jetën në karantinë

Para
“Erdha nga jashtë dhe u vetëizolova”, Besnik Bisha flet për shqetësimin shëndetësor dhe jetën në karantinë

"Erdha nga jashtë dhe u vetëizolova", Besnik Bisha flet për shqetësimin shëndetësor dhe jetën në karantinë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rrëzohet në burg, dëmton legenin ish-shefi qarkullimit Roven Zeka, kërkon dhe ndryshim mase në GJKKO

U ekstradua nga Zimbabve dy ditë më parë, Gjykata e Posaçme lë në fuqi masën “arrest në burg” për Loran Dushën

Ministri Hasani: “Bashkëpunimi rajonal është themel për integrimin në BE”

Teherani i bën thirrje thirrje Britanisë, Francës e Gjermanisë: Ndalni Izraelin

Kurti reagon pas deklaratës së Trump për marrëdhënien Kosovë-Serbi: T’i bëhet trysni Beogradit!

Hoxha takon zv.presidenten e BKA: Gjermania aleate e çmuar në siguri

Përshkallëzim i rrezikshëm! Irani përgatitet të dalë nga Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore

Ministeriali i Evropës Juglindore sot në Tiranë, agjenda e eventit dhe rrugët që bllokohen

Shkodër/ Parcelat me mbushura me kanabis, asgjësohen 1408 bimë! Arrestohet 34-vjeçari (EMRI)

Përshkallëzimi i konfliktit/ Ambasada Ruse në Izrael këshillon qytetarët të largohen nga vendi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.