Shakira i ka ofruar para ish bashkëshorti të saj lojtarit të Barcelonës Gerard Pique, për ta bindur atë që të transferojë dy djemtë e tyre në Shtetet e Bashkura. Shakira propozon të mbulojë të gjitha shpenzimet për mirëmbajtjen e Sashës dhe Milanit, por Pique nuk pranon.
Këngëtarja do të ishte gjithashtu e gatshme të mbulojë shpenzimet e pesë udhëtimeve të klasit të parë nga Barcelona në Miami për Pique, për të lejuar lojtarin të shkonte dhe të vizitonte fëmijët në Miami.
Mediet spanjolle raportojnë se mes të dyve ka pasur edhe një takimi privat, ku të dy shoqëroheshin nga avokatët e tyre. Takimi ishte i mbizotëruar nga tonet e larta dhe debati.
Mediat thonë se Pique ishte shumë i vendosur që nuk donte fëmijët të shkonin të jetonin në Miami, duke argumentuar se kjo do të ishte një eksperiencë traumatike për ta. Në Spanjë, ligjet për këtë çështje priren të mbrojnë stabilitetin e të vegjëlve, kështu që pritet që pique ta përdorë në maksimum këtë, duke i shkaktuar Shakirës vështirësi në transferimin për në Shtetet e Bashkuara.