Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona në kuadër të operacionit të koduar “Dream box”. 3 personat u arrestuan për veprën penale “Mashtrimi Kompjuterik”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, pasi këta shtetas në mënyrë të kundraligjshme tregëtonin aparate “Dream box” dhe “Smart box”, duke piratuar programet televizive në Tiranë pa të drejtën e autorit.
DETAJE:
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë pas një pune hetimore 6 mujore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në funksion të procedimit penal nr.1135/2017, duke aplikuar metodat speciale të hetimit është bërë e mundur finalizimi me sukses i operacionit të përbashkët të koduar “Dream box”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrance i shtetasve si më poshtë:
- Kristo Taka, 45 vjeç, lindur në Borsh sarandë dhe banues në Tiranë.
• Valer Pinderi, 31 vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë.
• Benard Xhuti, 45 vjeç, lindur në Mamurras dhe banues në Tiranë.
Arrestimi i shtetasve të sipërpërmendur u bë për veprën penale “Mashtrimi Kompjuterik”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industruiale”, parashikuar nga nenet 143/b, 180 dhe 149/a i Kodit Penal”, pasi këta shtetas në mënyrë të kundraligjshme tregëtonin aparate “Dream box” dhe “Smart box”, duke piratuar programet televizive në Tiranë pa të drejtën e autorit.
Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan;
• 57 aparate Dream box dhe Smart box.
• Një automjet tip Volkswagen Pasat AA 294 CG
• 180.000 lekë të vjetra dhe 3 USB.
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme. (J.V/Faxweb)