Artistët Pirro dhe Pavlina Mevlani kanë akuzuar se u janë falsifikuar firmat në një shkresë që u publikua dje, se 65 artistë kërkonin shembjen e Teatrit Kombëtar.
Në një intervistë për gazetën Shekulli ata kanë sqaruar se janë kundër prishjes së godinës së teatrit, dhe firma e tyre është falsifikuar.
Artistët shprehen se dëshira e tyre është që Tirana të ketë disa teatre të rinj, po pa prishur Teatrin që është ekzistues.
Reagimi i plotë i Pavlina Manit
Përderisa në këtë punë paska futur hundët politika, ne nuk prononcohemi për asgjë. Pirro Mani ka rreth dhjetë vjet që nuk ka lëvizur nga Amerika, e çfarë firme mund të ketë venë ai, në qoftë se ai është këtu në Amerikë.
Lëreni të qetë se është në fund të viteve të jetës së vet, është i sëmurë. Ne nuk merremi me këto gjëra, dhe në plan të parë nuk është fare çështja te ndërtimi i Teatrit, atje bëhet luftë politike dhe ne jemi kundër politikës, me asnjë parti nuk jemi. Si Pirro, si unë! Ne jemi astistë, nuk jemi politikanë.
Ne nuk jemi as për prishjen e Teatrit. Ne jemi për Teatër, të ekzistojë teatri të ekzistojë edhe një teatër i ri, një godinë e re, të ekzistojnë 2- 3 teatro për Tiranën, se e meriton ai vend keto tetro siç i ka gjithe bota.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post