10:14 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pirro Vengu: Teknologji moderne me përdorim të dyfishtë, prioritet për modernizimin e Forcave të Armatosura

17:22 | 18/06/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pirro Vengu: Teknologji moderne me përdorim të dyfishtë, prioritet për modernizimin e Forcave të Armatosura

Industria ushtarake vendase, pajisja me teknologji dhe sisteme me përdorim të dyfishtë, civil dhe ushtarak, si dhe trajnimi i efektivëve shqiptarë për përdorimin e tyre, janë tre shtyllat kryesore të modernizimit të Forcave të Armatosura.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, është shprehur pas pjesëmarrjes në Panairin Ndërkombëtar të Aeronautikës “Paris Air Show”, një nga eventet më prestigjioze në botë për inovacionin në industrinë e mbrojtjes dhe aviacionit.

Në një postim në Facebook, Vengu tregon se gjatë vizitës në këtë panair, ka pasur mundësinë të njihet nga afër me risitë teknologjike që ofrojnë disa nga kompanitë më të mëdha dhe të avancuara në botë në fushën e mbrojtjes, ndër to: Anduril Systems, Thales Group, Airbus, MBDA, EDGE Group, KNDS, Saab AB, Safran,

“Modernizimi i Forcave të Armatosura nuk mund të kuptohet pa integrimin e teknologjive me përdorim të dyfishtë. Këto sisteme jo vetëm që rrisin kapacitetin mbrojtës, por shërbejnë edhe për reagim në raste emergjencash civile dhe situata të jashtëzakonshme,” shkruan Vengu.

Pjesëmarrja në “Paris Air Show” është pjesë e një axhende më të gjerë të qeverisë shqiptare për të rritur bashkëpunimin strategjik me kompani dhe shtete partnere në kuadër të forcimit të sigurisë kombëtare dhe rajonale, në përputhje me angazhimet në NATO dhe BE.

Në këtë kontekst, Shqipëria synon jo vetëm pajisjen e ushtrisë me mjete moderne, por edhe ndërtimin e një industrie të qëndrueshme ushtarake brenda vendit, që mund të kontribuojë në sigurinë rajonale dhe në ekonominë kombëtare.

Pas

Plagosja me gomone në Gjipe/ Gjykata cakton “detyrim paraqitje” për drejtuesin e gomones që plagosi turistin gjerman

Para

INSTAT: Sëmundjet e zemrës, shkaktari kryesor i vdekjeve në Shqipëri gjatë 2024

Para
INSTAT: Sëmundjet e zemrës, shkaktari kryesor i vdekjeve në Shqipëri gjatë 2024

INSTAT: Sëmundjet e zemrës, shkaktari kryesor i vdekjeve në Shqipëri gjatë 2024

 



Të Fundit

Turqia rrit masat e sigurisë ajrore dhe dënon sulmet izraelite ndaj Iranit

Raketa Starship e SpaceX shpërthen gjatë testimit në Teksas (VIDEO)

Iran/ Zbulohet bazë dronësh e dyshuar për spiunazh, 18 persona në pranga

Librazhd /Arrestohet një shtetas për kultivim kanabisi në Spathar, procedohet edhe kryetari i fshatit

Koçiu: Qendra shëndetësore verore në Tale, shërbim 24/7 për pushuesit

Rama ndan pamje nga Myzeqeja: Nis sezoni i korrjes së grurit

Rinumërimi vijon në Tiranë, kutitë e Kamzës me devijime minimale

Provimi i Gjuhës Shqipe hap sezonin e Minimaturës për mbi 28 mijë nxënës

Vengu, takim me homologun francez: Bashkëpunim për rritjen e gatishmërisë operacionale

Izraeli pas bombardimeve iraniane: Të paktën 65 të plagosur në të gjithë vendin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.