Dalin detaje të reja nga vrasja e biznesmenit 64 vjeçarë Memli Begalla me origjinë nga Tepelena. Fax News raporton se vrasja e viktimës dyshohet të jetë bërë për shkak të një borxhi të viktimës. Gjithashtu dyshohet se viktima mund ta këtë njohur autorin e krimit. Raportohet gjithashtu se Begalla ka jetuar në Zvicër dhe po hetohen lidhjet me të shkuarën.
Po nga të njëtat burime bëhet me dije se viktima është një biznesmen dhe u gjet i vrarë pranë zyrave të tij të biznesit në zonën e Ish Bllokut. Kemi të bëjmë me një biznesmen që zotëron dy kompani të mëdha të tregtimit të gomave në Yzberisht dhe Autostradë, Tiranë. Policia në njoftimin e saj zyrtar shkruan se është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe janë ngritur pika kontrolli në disa akse rrugore.
Fax News raporton se viktima lëvizte me një makinë të marrë me qera. Policia ka shoqëruar 5 persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e hetimit ndër të cilët janë dhe dy djemtë e viktimës.
Biznesmeni 64 –vjeçarë Memli Begalla, mbeti i vrarë ditën e sotme në Tiranë, pasi një person e ka qëlluar me armë silenciator. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00 në rrugën “Nikolla Tupe” në sheshin mes disa pallateve.
(M.Q/Faxweb)