Nga policia e Shkodrës është arrestuar Arsen Ohri, 32 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa” Shkodër.
Ky shtetas u arrestua në flagrancë pasi në lagjen “Qemal Stafa” Shkoder gjatë kontrollit të ushtruar iu gjet në një çantë, dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip “TT” pistoletë me 5 fishekë.
Materiale hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post