Policia ka arrestuar tre të rinj në Tiranë pasi shpërndanin Kokainë në zona të ndryshme të Tiranës dhe për të shmangur kontrollet e Policisë shpërndarjen e lëndës narkotike e kryenin me motorrin e picerisë ku punonin.
Të arrestuarit janë Gersi Çeça, 28 vjeç, banues në Tiranë. Renaldo Dalipi, 25 vjeç, banues në Tiranë. Albian Avdo, 27 vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu është ushtruar kontroll në picerinë ku të tre këta shtetas punonin ku dhe u bë ndalimi i dy bashkëpunëtorëve të tjerë (shtetasve Gersi Çeça dhe Albian Avdo).
Njoftimi i plotë
Më datë 11.07.2018, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Pizza Porosi” arrestuan shtetasit :
– Gersi Çeça, 28 vjeç, banues në Tiranë
– Renaldo Dalipi, 25 vjeç, banues në Tiranë
– Albian Avdo, 27 vjeç, banues në Tiranë
Për shtetasit e mësipërm disponohej informacion se në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike të llojit Kokainë në zona të ndryshme të Tiranës dhe për të shmangur kontrollet e Policisë shpërndarjen e lëndës narkotike e kryenin me motorrin e picerisë ku punonin. Nga Seksioni kundër Narkotikëve është orgnizuar puna për kapjen e tyre në flagrancë dhe më datë 11.07.2018, shtetasi Renaldo Dalipi është konstatuar duke lëvizur në rrugën “Gani Domi” me mjetin tip “Audi” dhe gjatë kontrollit të ushtruar në mjet nga shërbimet e Policisë i është gjetur një qese me lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë. Gjithashtu është ushtruar kontroll në picerinë ku të tre këta shtetas punonin ku dhe u bë ndalimi i dy bashkëpunëtorëve të tjerë (shtetasve Gersi Çeça dhe Albian Avdo).
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :
– 200 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë
– Automjet tip “Audi”
– Motori i Picerisë
– Tre aparate celular
– Fishekë
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municioneve” parashikuara nga nenet 283/2 dhe 278/2, të Kodit Penal.
(B.H/Faxëeb)