14:11 | 26/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

”Pjaniçin isha gati ta rrihja”, edhe pse me fitore Alegri s’ka qenë aspak i qetë mbrëmë

13:24 | 04/05/2017
në Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Pjaniçin isha gati ta rrihja”, edhe pse me fitore Alegri s’ka qenë aspak i qetë mbrëmë

Nëse ky Juventus është i frikshëm duke parë lojën dhe numrat, atëherë bëjuni komplimentet lojtarëve të mi, jo mua”.

Masimiliano Alegri nuk kërkon të marrë asnjë meritë përsipër, edhe pse edhe njëherë tjetër, me zgjedhjen për të ndryshuar modul taktik dhe me hedhjen e Barzaljit në fushë në vend të Kuadrados, e çorientoi Monakon, shkruan ”Panorama Sport”. 

Gjithsesi, për trajnerin 49- vjeçar ka rëndësi suksesi, por finalja është ende larg për të, prandaj urdhëron që të gjithë të qëndrojnë me këmbë në tokë.

Kuadrado në pankinë, Barzalji titullar, një zgjedhje në pamje të parë mbrojtëse, por që rezultoi gjeniale…

Me Khedirën jashtë më nevojitej një lojtar më shumë për të mbrojtur kundërsulmet e Monakos, të cilët jam i bindur se kishin përgatitur një markim të veçantë edhe për Kuadradon, i cili është lojtari ynë më i shpejtë. Prandaj, vendosa që të heq dorë nga një driblues si Kuadrado, por Barzalji bëri një ndeshje thjesht fantastike, si të gjithë.

Ky Juventus të mahnit me forcën fizike që vazhdon të ofrojë, edhe pse jemi në fund të kampionatit. Si e shpjegoni?

Është meritë e atyre që i stërvisin, jo e imja. Stafi atletik ka bërë një punë të shkëlqyer. Mjafton të shohësh Manxukiçin, pastaj edhe rikuperimin e shpejtë të formës nga lojtarë si Alvesh e Dibala. Jam krenar për të gjithë.

Alegri, e paralajmëruat golin e Higuainit, por ai shënoi dy…

Kur ndeshjet bëhen serioze Gonzalo nuk fal, por akoma më shumë më mahnit Bufoni. Ai bëri 2-3 pritje spektakolare, 2-3 pritje që vlejtën po aq sa golat e Higuanit. Mos harrojmë se “Pipita” ka realizuar 31 herë sivjet, prandaj nuk kam pse habitem shumë prej tij.

Si e rilindët Alveshin? Ku ishte ai deri në këtë moment?

Jua kam nënvizuar që në fillim të sezonit shpeshherë. Ai ka qenë i dëmtuar dhe ka vuajtur disa shqetësime, por me të lënë pas problemet dhe rikuperoi formën, ai po bën thjesht atë që di, ato gjëra për të cilat ne e sollëm në Torino.

Me Pjaniçin ju pamë shumë të nervozuar. Pse?

Isha gati ta rrihja, sepse më nervozon pafund kur e shoh që nuk beson te cilësitë e tij. Ai vërtet është përmirësuar shumë që kur ka ardhur te ne, por unë e di se ai mund të jetë një mes tre fantazistëve më të mirë në botë, thjesht duhet të ketë guxim, të mos hezitojë për të bërë gjërat që di, që ka në këmbët e tij.

Finalja është fare pranë… Cili ishte çelësi i suksesit i kësaj fitoreje? 

Finalja nuk është pranë, thjesht kemi bërë një hap të rëndësishëm dhe unë jam krenar për këtë grup. Monakon e studiuam, por për të mundur një kundërshtar duhet të bësh më mirë gjërat që ata dinë të bëjnë. Pika e tyre më e fortë janë kundërsulmet, por ne përveçse ua frenuam atyre, i goditëm me armën e tyre, me kundërsulm.

 

Etiketa: alegriPjanicsport
Pas

“70% e shqiptarëve nuk duan shtyrje të zgjedhjeve”, Rama një sugjerim për mediat në vend

Para

“Nuk dua t’i bie në qafë njeriu”, historia e tetraplegjikut që punon si dizenjator dhe studion

Para
“Nuk dua t’i bie në qafë njeriu”, historia e tetraplegjikut që punon si dizenjator dhe studion

"Nuk dua t'i bie në qafë njeriu", historia e tetraplegjikut që punon si dizenjator dhe studion

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndezi zjarr në tokën e tij por u dogjën edhe 225 rrënjë ulliri, arrestohet 64 vjeçari në Fier

Rusia kryen sulme masive ndaj dy rajoneve kyçe në Ukrainë

EMRI/ Tentoi të kalonte 3 emigrantë të huaj drejt Greqisë, arrestohet në Korçë marokeni 24-vjeçar

Furnizonin me kokainë shpërndarësit në Tufinë, Kinostudio e Fresk, 2 të arrestuar në Tiranë (Emrat)

Putini premtoi se 18-vjeçarët nuk do të luftonin në Ukrainë, por të paktën 245 prej tyre kanë humbur jetën

Dështon rrjeti i prostitucionit në Elbasan, arrestohen tutorë e punonjëse seksi! Procedohen pronarët e dy apartamenteve dhe sanitarja

Operacioni ‘Plazhi i lirë’/ Hiqen 85 çadra dhe shezlongë te Kepi i Rodonit në Durrës, vihet nën hetim 59-vjeçari

Krim i rëndë në Budva, 65-vjeçari vret vëllanë dhe nipin! Ulet në kafe pas ngjarjes dhe pret policinë

Zjarret kanë përfshirë vendin, 45 automjete zjarrfikëse dhe 485 forca operacionale në terren! Cilat janë zonat me rrezik më të lartë

Mbyti babanë me tel, policia arreston bashkëpunëtorin e 26-vjeçares

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.