Një pjatë boshe dhe një pirun që të jep imazhin e një gishti të mesi të ngritur, kështu e sheh Ylli Manjani mirëqenien ekonomike në katër vitet e ardhshme.
“Mirëqenie e madhe ekonomike duket se na pret këtë mandat qeverisës…”, shkruan ai bashkëngjitur fotos.
Qeveria e re u shpall të dielën ndërsa dy ditët e fundit Rama ka pasur disa takime informale me ministrat e rinj që ka propozuar në Vlorë dhe në Llogara.
Po ashtu pas përfundimit të takimit dje është vendosur që vendimi i parë i qeverisë së re të jetë shpallja e vitit 2018, si viti i Skënderbeut.
Nga ana tjetër ekonomia, financat dhe puna do të jenë pjesë e një ministrie të vetme në katër vitet që do të vijnë, drejtuar nga Arben Ahmetaj.
(E.K/SHUPLAKA)