Deputeti i PS-së Pjerin Ndreu ka deklaruar mbërmjen e djeshme se Arta Marku, Prokurorja e Përkohshme mund të jetë edhe e Përhershme, pra që nënkupton me një mnadat 7-vjeçar në këtë post.
“Nuk e di, unë e di të përkohshme, por mund të jetë e përhershme, çfarë problemi ka? Opozita thotë ne nuk kemi gjë me emrin, por me procesin.”, është shprehur Pjerin Ndreu.
Ndreu ka theksuar më tej se Reforma në Drejtësi në 2018 do të shkaktojë një tërmet që nuk është parë ndonjëherë. “Reforma në drejtësi është tërmet që nuk është parë dhe dëgjuar ndonjëherë jo në Shqipëri, por në asnjë vend të botës. Pas vettingut në Drejtësi ka një grup që është objekt i SPAK, ministria, deputetë, kryeministra dhe Presidentë. Nuk do të shpëtojë askush nga SPAK”., u shpreh Ndreu. (J.V/Faxweb)