Deputeti i PS-së Pjerin Ndreu i është përgjigjur nënkryetarit të PD-së Edi Paloka i cili në një deklaratë për mediat theksoi sot se një trafikant ndërkombëtar droge jeton i lirë në Shqipëri dhe është i përfshirë në biznesin e ndërtimit dhe akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Rama se e ka kthyer Shqipërinë në parajsën e krimit dhe të kriminelëve.
Paloka tha se mbrëmë vonë u arrestua nga policia greke, Edmond Bego i dënuar me 21 vite burg në Itali për trafik ndërkombëtar droge, “biznesmen i lidhur ngushtë me pushtetin e Edi Ramës“, dhe se për këtë ai nuk arrestohej edhe pse nuk ishtë në kërkim për trafik droge.
Por në përgjigjen e tij deputeti i PS-së Pjerin Ndreu e quan këtë deklaratë të PD “Lajthithje totale”.
“Ne pamundesi totale per te perballuar forcen e lidershipit te PS, dalin ne konferenca shtypi e cfare nuk thone”, shkruan Ndreu.
Ai gjithashtu duke marrë të “mirëqenë” se PS e paska ndihmuar personin në fjalë ka një pyetje për Palokën.
“Po mire PS paska ndihmu Mondin sipas Palokes,te mos kapet, po ne Gjykate kush e ndihmoi qe konvertoi denimin nga 21 ne 4 Vjet ?” – shkruan Pjerin Ndreu.
Kujtojmë që në lidhje me arrestimin e shtetasit Edmond Bego, ishte gazetari Flamur Vezaj ai i cili përmes një postimi në rrjetet sociale shkroi mbi lidhjet e Begos me Gramoz Ruçin, Taulant Ballën dhe së fundi edhe Veliajn.
Postimi i plotë i Pjerin Ndreut:
Lajthitja totale e nje force politike qe quhet PD eshte evidente. Ndresa bejne opozite, shfaqin simptoma te renda ne interpretinin e ngjarjeve te ndryshme. Te ngerthyer ne mllefin e ekstrem kunder Edi Rames u eshte errur logjika dhe nuk dine cfar thone ! Ne pamundesi totale per te perballuar forcen e lidershipit te PS, dalin ne konferenca shtypi e cfare nuk thone. Rasti i nje te ashtuquajturi Mond Bega qe na qenka arrestu ne Greqi sipas PD perben arsye per t’Ju versule qeverise, Edi Rames dhe Taulant Balles se paskan ndihmuar kete te denuarin ! Po mire PS paska ndihmu Mondin sipas Palokes,te mos kapet, po ne Gjykate kush e ndihmoi qe konvertoi denimin nga 21 ne 4 Vjet ? Ndersa PS paska lidhje me Mondin, lidhjen me kryesuesin e kolegjit Penal ne Gjykaten e Larte, njeri i afert i Berishes dhe i zgjedhur prej tij kush ja beri ?! Sipas suflereve te trullosur te PD miqte e tyre i lehtesuan denimin dhe e lane te lire ne gjykate, ndresa ne PS kane faj se nuk e kapi policia ! Zoterinj, ju rrofte kontributi ju dhe derivateve tuaj ne Gjykate per t’a liru nga denimi. Aq me keq kur dhe vete autoritete greke e kane liru pasi ka tregu pikerisht konvertimet e denimeve te pjellave tuaja ne gjykate ! E kuptoni sa te lodhur jeni, e lironi vete dhe dilni ne foltore e fajesoni te tjeret ! Per cfare kapet tjetri qe ka ezauru denimin me konvertimin e gjykates e gjykatesve PD-iste ?! Me te lajthitur se kaq s’ke ku gjen ! Te fala nga selia e PD se perhumbur !
(B.H/Faxweb)