Ditën e sotme opozita do të dalë në rrugë për të protestuar në lidhje me zgjedhjen e kryeprokurit të ri nga ana e mazhorancës në Kuvend. Për deputetin e PS-së Pjerin Ndreu ka dy anë në të gjithë historinë.
Në njërin krah është SHBA, BE dhe PS që duan një prokuror të përkohshëm dhe nga ana tjetër PD&LSI.
“SHBA, BE dhe PS janë në një krah për të zgjedhur një prokuror të pergjithshëm të përkohshëm. PD&LSI janë në krahun tjetër. Shqiptarët ku mendoni se do jenë ? Te karroca e çatrafiluar e opozitës apo te integrimi euro-atlantik i vendit ? Sigurisht te e para.
Sepse nuk kanë koh me humb më me suflerë të çertifikuar me prapësi pafund në këto vite postkomuniste! Populli të rrijë i qetë se Reforma në Drejtësi shpejt ndan shapin nga sheqeri, të ziun nga i bardhi, të korruptuarin nga i ndershmi! Keni 1001 menyra më të këndëshme me humb kohën nesër se sa me u marrë me protesta bajate e pa sens!”, shkruan Ndreu.
(E.K/Faxweb)