01:51 | 09/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Pjerin Ndreu: Votat jua bleu ajo partia tjetër. Preç Zogaj: Ishte investimi më i madh i koalicionit “Rama një” (DEBATI)

20:47 | 07/08/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pjerin Ndreu: Votat jua bleu ajo partia tjetër. Preç Zogaj: Ishte investimi më i madh i koalicionit “Rama një” (DEBATI)

Ish kandidatit për deputet të Partisë Demokratike, Preç Zogaj është futur në replika me deputetin e Partisë Socialiste Pjerin Ndreu.

Fillimisht ka qenë  Ndreu ai i cili ka komentuar deklaratën e zogajt për gazetën “Mapo”, ku shprehej se PS nuk ka bërë fushatë.

Sipas Ndreut kjo deklaratë nuk është llogjike dhe më pas i bën thirrje Zogajt të tregojë rezultatet në fshatin e Zogajt, se si kanë qenë në krahasim me 2013-ën.

“Mikut tim Prec Zogaj ! Per shkak te njohes tone te hershme e nje simpatie reciproke kam heshtur shpesh kur ke anatemuar fushaten e PS ne Lezhe ! Kam menduar se ligeshtimi per humbjen te ka erresuar logjiken, gjera qe edhe ndodhin. Por te thuash se PS nuk beri fushate, kjo eshte absurde ! Kur ne ishim ne fushate ju ishit ne cader dhe te Opinion duke predikuar Repupliken e Re dhe disfaten e Edi Rames. Petulla me uje dmth. Te sfidoj te nxjerrim publikisht takimet elektorale te PS dhe PD ! Hajde ta bejme dhe do kuptosh dhe vete diferencen. Votat jua bleu partia tjeter qe e di mire ti. U sul te bleje socialistet por bleu PD tende te shpartalluar .. Se fundi trego rezultatin ne fshatin tend ne raport me 2013 dhe pastaj une hesht ! Gjeje aresyen tjeter kund i dashur Prec !”, shprehet Ndreu.

Reagimi i Zogajt ka qenë i menjëhershëm. Ai shprehet se në mungesë të kontakteve përsonale me Ndreun, po përgjigjet në rrjetet sociale, ku publikon shifrat zyrtare të KQZ-së.

REAGIMI I ZOGAJT:

Po mundohesha t’i dergoja nje pergjigje ne adresen e tij ne fb deputetit te qarkut te Lezhes, Pjerin Ndreu, por nuk hyja dot, ndoshta ngaqe nuk jemi miq ne kete rrjet. Po I shkruaj nga adresa ime me shprese se dikush do tja beje me dije.

Duke replikuar me nje paragraf te intervistes sime botuar ne revisten MAPO dhe ribotuar nga disa gazeta dhe portale,Pjerini me drejtohet mua “trego votat qe ke marre ne fshatin tend”.Nuk eshte nje menyre elegante kjo, fare mire Pjerini dhe kushdo mund ti gjeje ato vota ne faqen e KQZ, Qarku Lezhe,komuna Kolsh,kutite e votomit 726 dhe 726/1 qe I perkasin fshatit Manati prej nga jam une. Ne kete fshat PD ka marre 276 vota,PS 180 vota,LSI 60 vota PDIU 33 vota e tjere. Pjerini duhet ti dije keto shifra dhe nuk e di perse mi kerkon mua.

Per te tjerat dua te theksoj se ceshtja e shitblerjes se votes ne zgjedhjet e 25 qershorit nuk eshte nje problem “fshati im,fshati yt”, por nje problem I madh kombetar. Ne intervisten time jam ndalur te fakti I fakteve, shvleresimi I euros me tre leke gjate fushates elektorale, fakt kokeforte I tregut. Le tu shpjegoje shqiptareve kryeministri dhe ekspertet e tij c’eshte kjo cudi,sa euro duhet te injektohen ne tregun tone ne harkun e nje muaji per te cuar ne kete zhvleresim qe nuk e arrin as sezoni me i supersuksesshem turistik( shiikoni si po forcohet euro pas zgjedhjeve kur edhe startoi realisht sezoni turistik!!!). Perndryshe,nese nuk kane nje shpjegim ekstazgjedhor,duhet te mbajme shenim se blerja e zgjedhjeve eshte investimi me I madh I qeverise se koalicionit “Rama nje” gjate kater viteve.Ky eshte problemi qe vetem sa eshte cekur,por investigimi I kesaj maskarade nga forcat brenda vendit dhe nga partneret e huaj do te vije shpjejt,nga maja deri ne fund te piramides,ne fshatin me te fundit. Asnje demokraci dhe asnje qytetar me formim demokratik nuk mund te pajtohet me shkaterrimin e zgjedhjeve te lira.Pa te cilat nuk ia vlen te jetohet,thote Izajak Berlin. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: pjerin ndreuprec zogaj
Pas

E rëndë në Fushë Krujë, 17-vjeçarja tenton t’i japë fund jetës me fostoksinë

Para

Dhunohet nga nusja e vëllait, 48-vjeçarja nga Fieri kërkon ndihmë në polici

Para
Dhunohet nga nusja e vëllait, 48-vjeçarja nga Fieri kërkon ndihmë në polici

Dhunohet nga nusja e vëllait, 48-vjeçarja nga Fieri kërkon ndihmë në polici

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bomba e Pilinçit: Me 11 Maj nuk do të ketë zgjedhje, por shumë arrestime

Berisha nga Lezha: Më 11 maj kemi votën më të rëndësishme për fatin e shqiptarëve

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, uron Papa Leone XIV: Paqja dhe drita e Zotit qoftë me Ju!

Aksident në aksin Korçë-Ersekë, del automjeti nga rruga, një person në gjendje të rëndë

Berisha në Lezhë: Ndryshimi i madh në 100 Ditë, bashkohuni në besëlidhjen për Shqipërinë

Berisha: Asnjë votë për Tom Pazarin dhe partitë që thonë se nuk janë për rotacionin

“Koalicioni Euroatlantik baraz me luftë kundër korrupsionit të 7×7=313”, Basha në mbylljen e fushatës në Tiranë: Vota për numrin 4 është për t’i dhënë fuqi SPAK

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uron besimtarët katolikë për zgjedhjen e Papës së ri

Berisha: Rama erdhi me një thes me rrena dhe mendoi se mund të rrejë shkodranët! Fyerjet e tij i përdor Maduro i Venezuelës

Berisha uron Papën e sapozgjedhur: Le t’i urojmë ne sukseset më të mëdha në misionin e tij hyjnor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.