Një operacion në Itali, ka përfunduar me arrestimin e 4 persona, ku një prej tyre është shqiptar.
Sipas raportimeve të mediave italiane shqiptari i arrestuar është Pavlin Delia. Hetimet nisën që në dhjetor të vitit 2016. Qindra përgjime telefonike dhe mjedisore.
Arrestimi i tij do të kishte kaluar “lehtë” nëse nuk do të ishte pjesë e një grupi kriminal, ku pjesëtarë do të ishin dhe anëtarë të Cosa Nostra-s. Kështu në një operacion të policisë në Fierence, veç shqiptarit u arrestuan dy vëllezërit Giovanni e Renato Sutera si dhe Ruben Crespo Guerra.
Nga hetimet e policisë rezultoi se droga pasi vinte nga Spanja në Itali, përfundonte në duart e shqiptarit Pavlin Delia i cili merrej me magazinimin dhe shpërndarjen, raportojnë sot mediat italiane.
Por Pavlin Delia nuk është një emër i panjohur. Në vitin 2015 ai ishte pjesë e një hetimi, për mashtrim. Sipas organit të akuzës, Pavlin Delia në bashkëpunim me një tjetër person i kanë marrë nëpërmjet mashtrimit një sasi lekësh një mjeku.
Po këto akuza nuk u vërtetuan nga Gjykata e Apelit dhe mjeku nga ana tjetër u shpall fajtor për përndjekjen e bashkëpunëtorit të Delias. Po ajo që është interesante është fakti se Pavlin Delia hiqej si “agjent i INTERPOL”.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post